Bota

Grenell thirrje shqiptaro-amerikanëve:Trump ka punuar shumë për votën tuaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:18 - 28/10/20 |
Opi Nion

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u është drejtuar shqiptaro-amerikanëve përmes një video mesazhi që të votojnë Donald Trump për zgjedhjet presidenciale.

Grenell shprehet se Trump ka punuar shume për paqen në Ballkan dhe normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi. Ai thotë se Trump ka punuar shumë për voton e shqiptaro-amerikanëve.

Mesazhi i plotë

Po i shfrytëzoj pak minuta që t’i porosis miqtë e mi shqiptaro-amerikanë dhe t’i inkurajoj që ta pranojnë se Donald Trump ka punuar shume për paqen ne Ballkan dhe normalizimin ekonomik. Ai e ka pasur vëmendjen për një rajon. E dimë se Barack Obama dhe Joe Biden nuk ia kanë kushtuar këtë vëmendje. Shpresojmë se miqtë tanë shqiptarë do të bëjnë të pamundurën për ta rizgjedhur Donald Trumpin. Ai ka punuar shumë për votën tuaj./ Opinion.al

Pas