Ish-i dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell është duke zhvilluar një vizitë në Beograd, ku u takua me ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç.
Grenell bisedoi me Vuçeviç për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe vlerësoi shtimin e trupave të KFOR.
Gjatë takimit, Grenell pati dhe një thirrje për liderët më të lartë të Kosovës të cilëve iu kërkoi që të shpallin sa më shpejt datën e zgjedhjeve në 4 komunat e veriut dhe të formojë Asociacionin.