Dogana greke në pikën kufitare të Kapshticës nuk do të funksionojë për 24 orët e ardhshme. Shkak është bërë greva e zhvilluar nga fermerët vendas, të cilët kanë bllokuar rrugët.
“Konkretisht do të ndërpritet puna, duke filluar prej ditës së sotme, në orën 11.00 deri në orën 11.00 të ditës së nesërme, në pikën doganore në Kapshticë”, thuhet në njoftimin e Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Kushdo që ka planifikuar të kalojë në shtetin Helen përmes kësaj pike kufitare do të duhet të anulojë udhëtimin, pasi deri në orën 11:00 të ditës së dielë, kjo pikë doganore do të jetë e bllokuar.