Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greg Rama flet për herë të parë për 25-vjeçaren që humbi jetën nga tërmeti

2020/03/03 at 3:55 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Greg Rama flet për herë të parë për 25-vjeçaren që humbi jetën nga tërmeti

Djali i madh i kryeministrit Edi Rama, Gregu, ka folur për herë të parë për humbjen e 25-vjeçares Kristi Reçi, e cila u shua bashkë me familjen në tërmetin tragjik të 26-nëntorit. Vetë Gregu njoftoi ndarjen e saj nga jeta, duke e etiketuar si një njeri të afërt dhe pas kësaj studentja e mjekësisë u diskutua gjerësisht në media si e dashura ose si e fejuara e tij.

Në një intervistë për “Euronews”, ku foli për ekspozitën e tij të re “Ex Nihilo”, ndër të tjera ai u pyet se kujt ia dedikon ekspozitën.

Pas kësaj pyetje djali i kryeministrit Rama, kaloi në temë duke rrëfyer se 25-vjeçarja ka ndikuar tmerrësisht shumë tek ai, dhe tek krijimtaria e tij. Ai shtoi se Kristi për të ka qenë një mikeshë dhe më shumë se aq.

Po ashtu Rama, ka theksuar abuzivitetin me lajmet në portale, duke sjellë shembullin e tij personal me moderatoren, Xhesi Muçaj.

Euronews Albania: Kujt ia ke dedikuar ekspozitën?

Greg Rama: Le të mos e personalizojmë shumë këtë pjesë, por nëse pyetja jote është” “A ka lidhje sadopak kjo punë me ngjarjen fatkeqe të tërmetit”, sigurisht edhe ajo ka ndikuar. Ka ndikuar tmerrësisht shumë tek unë, dhe tek krijimtaria ime. Kristi ka qenë një mikeshë dhe më shumë se kaq. E gjithë kjo histori portalesh, lajmesh…në rregull, unë e mirëkuptoj. Nuk ka qenë aspak me qëllime të këqija, por më vjen keq që në shumë raste është neglizhuar pjesa që shpirti i saj dhe i atyre që ikën bashkë me të, të lihet i qetë. Nuk janë lënë të qetë në shumë raste dhe për këtë më vjen keq. Më vjen shumë keq. Tani ajo histori ka kaluar dhe nuk e kthejmë dot më fatkeqësisht, por më vjen po aq keq kur sa herë ju jepet mundësia të komentojnë, për shembull, ndodhi para pak kohësh me një shoqen time, me Xhesin, që u bë një lajm nëpër të gjitha portalet e mundshme që përflitet se është në lidhje me…Shiko unë Xhesin e kam vetëm shoqe më kupton, dhe Xhesi është një vajzë shumë e mirë, është fat ta njohësh jo më ta kesh mikeshë dhe më vjen mirë që në këtë rast ishte Xhesi, e cila ishte shumë mirëkuptuese ndaj këtyre lajmeve sepse mund të ishte dikush tjetër.

Mund të ishte, nuk e di, dikush që nuk do e përjetonte aspak mirë një koment të tillë. Njëkohësisht titulli, një lajm që harroi ngjarjen e tërmetit, harroi Kristin dhe gjeti këtë tjetrën, këto janë për mua shumë abuzive, shumë të ftohta dhe për më tepër të pa drejta sepse nuk është fare kështu. Nuk mund të jetë kështu. Më vjen keq jo vetëm për veten, sepse unë tani jam mësuar me lloj-lloj situatash, me lloj lloj komentesh dhe fantazish nga më të paimagjinueshme, por më vjen keq më shumë për të afërmit e saj, që vazhdojnë jetojnë sot e kësaj dite. Për ata nuk është e lehtë, nuk ka qenë aspak e lehtë dhe nuk ka për të qenë e lehtë. Unë e di këtë. Nuk mund të komentohen këto gjëra kështu. Fare mirë dikush mund të vijë edhe të thotë: “Shiko ata kanë bërë diçka të padrejtë, të takon ty që t’i hedhësh në gjyq, që të vihet drejtësia në vend”, por nuk vihet drejtësia në vend duke u marrë edhe duke u përpjekur t’i mbushësh mendjen: “Shiko se kjo është e gabuar”, sepse edhe nëse vjen një moment që ata do ta kuptojnë që “Kjo është gabim, kjo është abuzive, kjo është e padrejtë”, fakti tragjik është që ata që ikën nuk i kthejmë dot më./Opinion.al

Etiketa: greg ramakristi reci

Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Sekuestrohet makina e blinduar e Lulzim Berishës

Sekuestrohet makina e blinduar e Lulzim Berishës

Riatdhesohen 49 shqiptarë, iu refuzua kërkesa për azil nga Franca dhe…

Riatdhesohen 49 shqiptarë, iu refuzua kërkesa për azil nga Franca dhe...

Rindërtimi/ Rama: Javën e ardhshme fillon gara për tenderin ndërkombëtar

Rindërtimi/ Rama: Javën e ardhshme fillon gara për tenderin ndërkombëtar

TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com