Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gratë shqiptare, ndër më të pushtetshmet në Europë

2020/03/07 at 11:28 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gratë shqiptare, ndër më të pushtetshmet në Europë

Gratë në pushtet zënë pozicione që iu falin autoritet, ndikim dhe në të njëjtën kohë përgjegjësi. Historikisht pushteti dhe pozicionet drejtuese kanë qenë më gjerësisht të zotëruar nga burrat, duke shënuar një nga hendeqet më të madha që ekzistojnë midis gjinive.


Sipas Indeksit të Barazisë Gjinore të publikuar nga INSTAT, kur bëhet fjalë për pushtet, gratë shqiptare listohen krahas atyre më të pushtetshme në Europë si Suedisë, Francës dhe Danimarkës, mbi normën mesatare të 28 vendeve të Bashkimit Europian. Nuk është aspak rastësi lidhja e grave shqiptare me pushtetin, mjafton të kujtojmë mbretëreshën ilire, Teutën, jehona e pushtetit të së cilës dëgjohet deri në ditët e sotme.

Fusha e pushtetit te gratë matet përmes tre nëndarjeve kryesore: pushteti politik, pushteti ekonomik dhe pushteti social.

 Në politikë, pjesëmarrje gati sa dyfishi i grave europiane

Nënfushat e pushtetit politik përfshijnë tregues që matin raportin e grave me personat në cilësinë e ministrit të qeverisë dhe përqindjen e grave deputete në Parlamentin Kombëtar. Përveç kësaj, kjo nënfushë përfshin edhe treguesin e përfaqësimit të grave në pozicionet e përfaqësuesve në këshillat bashkiakë. Gratë marrin pjesë në pozicione ministrore në Shqipëri me 45.4%, një shifër që është shumë më e lartë se sa 28.1% e mesatares së BE-28, sipas INSTAT. Po kështu, gratë janë më të përfaqësuara në këshillat bashkiakë të Shqipëri se sa në BE (35.9% krahasuar me 28.5%).

 Paraja është pushtet

Nënfusha e pushtetit ekonomik i referohet dallimit në menaxhimin e burimeve ekonomike përmes pozicioneve drejtuese dhe përfshin treguesit e pjesëmarrjes së grave në bordet menaxhuese ose mbikëqyrëse të kompanive më të mëdha në bursë dhe pjesëmarrjen në bordet ekzekutive të bankës qendrore. Megjithatë, ato janë disi më pak të përfaqësuara si deputete në parlament krahasuar me BE – 28, (26.2 për qind krahasuar me 29.3 për qind).

Pjesëmarrja e grave në pozicione drejtuese të kompanive më të mëdha është paksa më e lartë në Shqipëri se sa në mesataren e BE-28 (26.4 përqind krahasuar me 25.0 për qind) dhe shumë më e lartë kur vjen fjala tek anëtarësia e bordit te bankës qendrore (48.1 për qind krahasuar me 20.3 për qind).

Pushteti social i grave shqiptare

Nënfusha e pushtetit social përfshin treguesit që matin raportin e grave dhe burrave në bordet e organizatave që financojmë kërkimet shkencore, përqindjen në bordet e kompanive të transmetimit publik dhe përqindjen në anëtarësinë e organeve më të larta vendimmarrëse të organizatave kombëtare sportive olimpike. Pushteti social mbulohet nga Indeksi i Barazisë Gjinore për shkak të ndikimit simbolik që ai ka tek shoqëria dhe aksesi në struktura dhe në pozicionet e pushtetshme në fusha të ndryshme.

Krahasuar me mesataren e 28 vendeve të BE-së, gratë në Shqipëri kanë një përfaqësim relativisht të lartë në bordet e organizatave që financojnë kërkimet shkencore krahasuar me mesataren e BE-28 (44.4 për qind krahasuar me 39.9 për qind), por ato janë shumë pak të përfaqësuara në bordet e organizatave transmetuese publike (9.1 për qind krahasuar me 36,0 për qind) dhe në organet më të larta vendimmarrëse të organizatave kombëtare sportive olimpike (9.4 për qind krahasuar me 14.8 për qind)./Monitor

Etiketa: grapushtet


Ju sugjerojmë

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

21 Dhjetor, 2025 9:10 pm
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

21 Dhjetor, 2025 8:01 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Kryesore

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

21 Dhjetor, 2025 7:16 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
Aktualitet

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

21 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
Aktualitet

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

21 Dhjetor, 2025 5:38 pm
Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë
Kryesore

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

21 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Plani i paqes në Gaza, Hamasi nuk pranon të çarmatoset

21 Dhjetor, 2025 5:29 pm
Para
Stop diskotekave dhe pub-eve, Italia përgatitet të izolojë 11 provinca

Stop diskotekave dhe pub-eve, Italia përgatitet të izolojë 11 provinca

Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Horoskopi, 8 mars 2020

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2019

Parashikimi i motit, 8 mars 2020
















TE FUNDIT

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
21 Dhjetor, 2025

Një zyrtar i lartë i Kremlinit ka minimizuar shanset për një përparim të madh në bisedimet e paqes në Ukrainë,...

Lexo më shumë

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
21 Dhjetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një goditje më agresive ndaj emigracionit në vitin 2026 me miliarda dollarë fonde të...

Lexo më shumë

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
21 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi duke e denoncuar si një vjedhje të rëndë shtetërore. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com