Në reklama dhe revista imazhi i grave të përkyera është kur ato janë të depiluara dhe kjo po përforcohet vazhdimisht. Por tanimë një grup grash po bashkohet në një fushatë, që përfshin rritjen e qimeve të trupit për muajin Janar, duke e quajtur “Januhairy”.
Ideja është që të inkurajohet pranimi i qimeve të trupit te gratë, ndërkohë që mbledhin edhe para për bamirësi.
Në faqen e Facebook “Januhairy” thuhet: “Shoqëria po sillet sikur flokët natyralë që rriten në trupin tonë nuk janë tërheqëse, madje konsiderohen si të pahijshme. Ne jemi mësuar duke i hequr ato, duke u bërë të panjohur me veten tonë autentike”.
Laura Jackson, krijuesja e fushatës tha se i lindi ideja për rritjen e qimeve, pasi më parë iu desh ta bënte për një performancë aktrimi, por u përball me reagime shumë negative.
Ajo tha për BBC News: “Kjo nuk është një fushatë zemërimi për njerëzit që nuk e kuptojnë sa normale janë qimet e trupit. Por është një projekt që do të fuqizojë më shumë pikëpamjet e njerëzve për veten dhe të tjerët”.
Laura shkruajti gjithashtu në Facebook se është gjithçka preferencë individuale dhe se nuk ka mënyrë të drejtë ose të gabuar për rritjen e qimeve në trup.
“Disa prej nesh nuk e pëlqejnë, disa prej nesh e pëlqejnë, por ne të gjitha jemi ende femërore, higjenike dhe të bukura, pa marrë parasysh sa të buta janë qimet tona”, shtoi ajo.
Fondet e mbledhura nga Januhairy do të shkojnë për të ndihmuar adoleshentët që të përmirësojnë vetëvlerësimin e tyre përmes një programi arsimor./tvklan.al