Aktualitet

Gratë, paqja dhe siguria, ambasadorja e OKB në SHBA: Të gatshëm të punojmë me Shqipërinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:15 - 07/11/22 |
Opi Nion

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield së bashku me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka kanë qenë të pranishme në një aktivitet të emërtuar “Gratë, Paqja dhe Siguria”.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja amerikane në OKB tha se promovon drejtimin e grave në komunitet dhe në arenën globale, ndërsa shtoi se nxit të gjitha kombet që të ndjekin këtë shembull.

Po ashtu Linda Thomas-Greenfield theksoi se është e gatshme të punojë me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të çuar përpara pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të grave në vendimmarrje për paqe dhe siguri.

“Agjenda për paqen, gratë dhe sigurinë është një agjendë që ofron një vizion në të cilin gratë janë të mbrojtura, të përfshira dhe gjithashtu luajnë një rol thelbësor për paqen dhe roli ynë është që ta bëjmë këtë një realitet dhe veçanërisht në një moment kur konfliktet e armatosura kanë një ndikim të shpërpjestuar mbi gratë dhe vajzat. Në veçanti, ekspertët e të drejtave të njeriut kanë përcaktuar se palët ndërluftuese kanë kryer akte përdhunimi dhe dhunë seksuale ndaj grave dhe vajzave.

Në Afganistan, talebantët kanë vendosur kufizime arkaike për arsimimin, punësimin dhe lëvizjen e grave dhe sigurisht, në vendin fqinj në Ukrainë ne kemi parë tmerret e forcave ruse që kanë kryer mizori kundër grave dhe vajzave. OKB-ja ka verifikuar më shumë se 100 raste të përdhunimeve dhe sulmeve seksuale që nga pushtimi i mëtejshëm i Rusisë ndaj Ukrainës.

Kjo është një strategji ushtarake, është një mjet ushtarak. Forcat ruse po përdorin përdhunimin si një armë lufte. Duhet të ketë llogaridhënie për autorët e krimeve kundër grave dhe vajzave. Gratë nuk janë viktima pasive, ata janë të guximshme dhe janë vazhdimisht në vijën e parë të çuarjen para të paqes dhe drejtësisë. Në të gjithë globin, gratë po çmontojnë statuskuonë, mbrojnë komunitetet nga konfliktet. Paqja është sinonim në parandalimin e në zgjidhjen e konflikteve.

Ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të promovuar drejtimin e grave në komunitetet tona dhe në arenën globale dhe sigurisht Shqipëria është drejtuese në këtë zonë. Ne i nxisim të gjitha kombet që të ndjekin këtë shembull. Jemi të gatshëm të punojmë me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të çuar përpara pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të grave në vendimmarrje për paqe dhe siguri”, tha ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield./Opinion.al

Pas