Gratë naftëtare të Ballshit janë shprehur sot se presin të nisë një epokë e re për familjet e tyre.
Dje ato dolën nga grava e urisë ndërsa sot rreth orës 18:00 pritet të zhvillojnë një takim me kryeministrin Rama.
Një nga gratë naftëtare tha për mediat se nga ky takim presin që të çojnë bukën e fëmijëve në shtëpi.
“Motra dhe vëllezër, ne sakrifikuam 26 ditë sot për të drejtën tonë, për kauzën tonë, që ishte e drejtë dhe e pastër si drita e diellit. Sot erdhi momenti që ne të dalim nga kjo grevë për një fitore të re. Për një kauzë të re, për një epokë të re në bashkëbisedim me kryeministrin. Ai ofroi dje negocim. Ne do të shkojmë sot për negocim, se dimë akoma, por mendoj unë se si një nënë që kam ikur 26 ditë nga shtëpia, kërkojmë bukën e gojës së fëmijëve.
Sot shpresojmë që t’i çojmë bukën fëmijëve, përderisa kryeministri arriti në negociata, po dalim për një zgjidhje. E besuam përsëri dhe për naftëtarët do të nisi një epokë të re; buka e fëmijëve. Shpresojmë për zgjidhje. Ne do të jemi pjesë e takimit me kryeministrin. Mendoj se ky takim të jetë pozitiv për të gjithë naftëtarët se nuk kanë lënë për bukën e fëmijëve. Ne duam bukën e fëmijëve tanë”, tha naftetarja./ Opinion.al