Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gratë greviste: Ku janë sot ata që premtonin “arin e zi” dhe pagat

2020/10/18 at 11:48 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gratë greviste: Ku janë sot ata që premtonin “arin e zi” dhe pagat

Gratë e Uzinës së naftësh në Ballsh kanë hyrë sot në ditën e katët të grevës së urisë. Ato u vizituan sot nga përfaqësueset e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi dhe Orjola Pampuri.

Grevistet bën thirrje të revoltuara që përfaqësuesit e qeverisë t’i jepnin zgjidhje situatës pasi një gjë të tillë e kishin premtuar në të shkuarën.

“Të vinte ministrja Belinda Balluku këtu, të raportonte, këtu është defekti, s’kemi financën. Po të marri financën e punëtorit kur vjen puna të mbushet xhepi i Arben Ahmetajt dhe Erion Braçes. Se kur ishte PD në krye Erion Braçe bërtiste ‘ku shkon ari i zi’. Unë tani e pyes, po tani ku shkon ari i zi, përse të më mbahen mua ato të shkreta rroga, mund ta quash por unë i quaj kaçole përpara Arben Ahmetajt dhe Edi Ramës. Kur erdhi Edi Rama premtoi se “ari i zi” do të kalojë në Uzinë dhe premtoi Beso Sulajt se lekët e prapambetura punëtorët do t’i marrin. Ku është Beso Sulaj? Ku janë këta tani? Vetëm heshtin. Gropa e zezë nuk është Uzina, gropa e zezë është qeveria, është Edi Rama që po shkatërron  gjithçka”, tha njëra nga grevistet.

“Jemi gra të shkolluara. Nuk e kam menduar asnjëherë veten në grevë, por gjendja ekonomike na solli këtu. Jemi pa bukë. Kemi lënë familjen. Jemi në borxhe dhe kredi deri në fyt. Jemi detyruar të hymë në grevë për pagat e prapambetura, të cilat nuk i kemi marrë prej dy vjetësh”, tha një tjetër greviste.

“Ne duam që të na ikin lotët një herë e përgjithmonë. Përpara 40 vitesh kam hapur themelet e Uzinës, sot jam këtu për bukën e gojës. Kjo është e rëndë”, tha një tjetër grua.

“Kam filluar punë 18 vjeçe dhe sot jam 53 vjeç, ajo punë atje na ka ushqyer, por që të mbetemi në këtë derexhe, nuk e dimë“, rrëfeu një tjetër zonjë.

Për Partinë Demokratike, çështja e pazgjidhur e pagave të prapambetura është një aferë korruptive.

“Juve nuk jua mban pagën një biznes, por jua mban pagën qeveria dhe Edi Rama, sepse asnjë biznes nuk guxon të mbaje pagën e punëtorëve, nëse nuk ka mbështetjen e qeverisë”.- u shpreh Dhurata Çupi.

“Edi Rama nuk e shikon realitetin këtu sepse ai po bën shoun e rradhës. Nesër me Partinë Demokratike në pushtet do të keni mbështetjen tonë”, i garantoi gratë greviste Orjola Pampuri.

Vendimi për të hyrë në grevë i grave të Uzinës së Ballshit erdhi 18 ditë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të grevistëve burra. Ata kërkojnë kthimin e pagave të prapambetura të vitit 2016 dhe rifillimin e punës së rafinerisë. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55
Sport

Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55

8 Nëntor, 2025 11:17 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kryesore

Aksident në Lezhë-Milot/ Humbin jetën dy persona, shoferi ishte i dehur

8 Nëntor, 2025 11:13 am
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

SHBA bojkoton G20 në Afrikën e Jugut, Trump: Abuzuan me të drejtat e njeriut

8 Nëntor, 2025 10:35 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Furnizonte grupet kriminale me armë, pranga 46 vjeçarit në Tiranë

8 Nëntor, 2025 9:40 am
Para
Bajden shpalos vizionin e tij për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Kosovën

Bajden shpalos vizionin e tij për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Kosovën

FOTO/ Jahti me flamur slloven që u gjet i braktisur, ende mister rrethanat

FOTO/ Jahti me flamur slloven që u gjet i braktisur, ende mister rrethanat

Tabaku: Biznesi i vogël është humbësi më i madh me Ramën kryeministër

Tabaku: Biznesi i vogël është humbësi më i madh me Ramën kryeministër

TE FUNDIT

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
8 Nëntor, 2025

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se shteti i tij ka përfituar përjashtim nga sanksionet amerikane sa i përket blerjes së...

Lexo më shumë

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
8 Nëntor, 2025

Futbolli botëror përgatitet për një spektakël të rrallë, Spanja dhe Argjentina do të përballen në një duel historik që pritet...

Lexo më shumë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
8 Nëntor, 2025

Pasuri me vlerë 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme janë sekuestruar në Sarandë. Ndaj...

Lexo më shumë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
8 Nëntor, 2025

Policia ka arrestuar 3 shtetas në Aeroportin e Rinasit, teksa po tentonin të hynin në Shqipëri. Përmes një njoftimi, Policia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com