Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gratë e Blerim Destanit…

2015/11/17 at 1:07 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gratë e Blerim Destanit…

Nga Suada Daci

Blerim Destani tregon në këtë intervistë për Opionin.Al të rejat më të fundit nga karriera e tij artistike si dhe nga ajo private, për të cilën ka gjithnjë interes…

Pas “Alarm Fur Cobra”, do të shohim në një tjetër film “Soko 5113”, përsëri aksion?

Fjala është për serialin policesk “SOKO 5113” ku isha pjesëmarrës në një nga episodet e serialit. Ndërsa tani në këtë fundvit pritet premiera e filmit gjerman “Frauen”, që në fakt është komedia e parë në të cilën kam luajtur.

Cili është roli juaj në këtë film?

Nuk dua që të flas për përmbajtjen e filmit, por ajo që mund të them është se në film janë tre burra që vuajnë pasojat e lidhjeve të tyre me gratë. Ashtu siç edhe është titulli i filmit “Frauen” (Gratë). Personazhet kalojnë nëpër shumë situata komike duke u munduar që të largohen sa më larg grave që u kanë shkaktuar vuajtje, por në të njëjtën kohë pa e diktuar afrohen më shumë e më shumë drejt tyre. Pra është  një komedi tipike gjermane, dhe shpresoj që të pëlqehet jo vetëm në Gjermani.

Si ka qenë ky vit për ty edhe pse jemi pak herët për bilance?

Në përgjithësi jam shumë i kënaqur, pasi në këtë vit unë isha pjesëmarrës në disa projekte filmike, në veçanti në Gjermani. Ajo që më bën të lumtur është vazhdimësia e bashkëpunimit me disa regjisor siç janë: Nikolai Müllerschön dhe Nico Zavelberg. Ky bashkëpunim kuptohet që do vazhdoj edhe në vitet në vazhdim, pasi që tani kam ofertat dhe parakontratat e nënshkruara.

Vazhdon të mbetesh një mashkull shumë i kuruar. Kujdesesh vet për look-un?

Mundohem me aq sa më lejon koha që të kujdesem për look-un, pasi në shumicën e kohës jam i angazhuar. Kjo do të thotë se në shumë raste angazhimet më diktojnë edhe look-un, pasi para çdo projekti të ri unë mundohem që të jem sa më afër personazhit edhe me paraqitjen time.

Natyra, dashuria për kafshët, shëtitjet shohim që i ke si antistres. Me thuaj pak si quhen qenushët e tu?

Jeta është shumë dinamike dhe njeriu duhet të gjej edhe mënyrën se si duhet të rimbush bateritë. Këto që përmendët janë disa nga mënyrat  më të mira për një gjë të tillë. Fjala është për qen të racës specifike të trojeve tona, më saktë për qen të Sharrit siç i quajmë ne zakonisht. Kuptohet që kanë emrat e tyre specifik, por nuk dua t’i përmend publikisht, pasi edhe vet emrat e tyre  janë një lidhje emocionale që kam me ta.

Statusi vazhdon të mbetet ende “single”, apo kemi të reja nga jeta sentimentale…

Hëm! Kur më bëhet kjo pyetje, më kujtohet Gjyshi im i cili me shumë humor thoshte se Burri përherë i ka përgjigje  në dy pyetje që i parashtrohen. Në pyetjen; ku je? Përgjigjet; Aty ku e kam punën! Ndërsa në pyetjen; Prej nga je? Përgjigjet; Prej andej nga e kam gruan! Pra, nëse i referohem kësaj barsolete të Gjyshit, unë ende kam përgjigje vetëm në pyetjen e parë, pra jam aty ku e kam punën, ndërsa për pyetjen e dytë ende nuk e di, dhe kjo është edhe bukuria e jetës, pasi ende pres se ç’ka do të më ofroj jeta që kam përpara.

Emri juaj u përfol se do të ishit pjesë e programit “I can do that” në Top- Channel, do të merrni pjesë në këtë projekt?

Nuk do të marrë pjesë në programin e cekur nga ju.

Kur do të kemi përsëri në Shqipëri….

Shpresoj së shpejti, pasi kam disa oferta nga Shqipëria që jam duke i shqyrtuar me shumë interes.

Ju sugjerojmë

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit
Aktualitet

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit

27 Janar, 2026 12:32 pm
BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata
Bota

BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

27 Janar, 2026 12:23 pm
Buxheti 2025/  Malaj: Akti normativ mbështet shtresat më në nevojë
Politikë

Buxheti 2025/ Malaj: Akti normativ mbështet shtresat më në nevojë

27 Janar, 2026 12:20 pm
Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore
Kryesore

Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore

27 Janar, 2026 12:02 pm
“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet
Kryesore

“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet

27 Janar, 2026 10:57 am
Përkujtimi i Holokaustit/ Spiropali: Shpëtimi i  hebrenjve, maja morale e historisë
Aktualitet

Përkujtimi i Holokaustit/ Spiropali: Shpëtimi i hebrenjve, maja morale e historisë

27 Janar, 2026 10:55 am
Rama merr pjesë në konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit
Aktualitet

Rama merr pjesë në konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit

27 Janar, 2026 10:38 am
Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë
Aktualitet

Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë

27 Janar, 2026 9:59 am
Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh Kuvendit: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi
Aktualitet

Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Përkujtojmë jetët e pafajshme

27 Janar, 2026 9:50 am
I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, Besim Sherifi kapet në Tiranë
Kronikë

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, Besim Sherifi kapet në Tiranë

27 Janar, 2026 9:43 am
Para
Berisha: Rama në overdoze shkarkoi doganierët

Berisha: Rama në overdoze shkarkoi doganierët

ISIS anullon ndeshjen me Spanjën

ISIS anullon ndeshjen me Spanjën

Video/ Edhe në Itali qëllojnë me shkelm arbitrin

Video/ Edhe në Itali qëllojnë me shkelm arbitrin

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit
27 Janar, 2026

Vendimi për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës pranë zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrave në Tiranë, është pritur me...

Lexo më shumë

BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata
27 Janar, 2026

BE dhe India arritën një marrëveshje historike tregtare, pas gati dy dekadash negociatash të ndërprera herë pas here. Marrëveshja synon forcimin...

Lexo më shumë

Buxheti 2025/ Malaj: Akti normativ mbështet shtresat më në nevojë

Buxheti 2025/  Malaj: Akti normativ mbështet shtresat më në nevojë
27 Janar, 2026

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar ditën e sotme në Kuvend detaje nga akti i ri normativ për ndryshime...

Lexo më shumë

Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore

Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore
27 Janar, 2026

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi në seancën e sotme në Kuvend që ministrja e Brendshme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com