Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grante për bujqësinë? Fermerët i ankohen Bashës: Qeveria s’na dha asgjë, vetëm fjalë

2016/10/27 at 11:02 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Grante për bujqësinë? Fermerët i ankohen Bashës: Qeveria s’na dha asgjë, vetëm fjalë

“Bujqësia është një ndër dështimet e mëdha të Edi Ramës i cili jo vetëm s’ka mbajtur asnjë premtim ndaj fermerëve por e ka përkeqësuar gjendjen e tyre me rritjen e taksave, çmimit të energjisë, naftës dhe produkteve të tjera të domosdoshme”. Kështu u shpreh Basha në Peqin.


Për liderin e opozitës zgjidhja për fermerët janë subvencionet. Në programin e Partisë Demokratike, 100 milionë euro do të akordohen si subvencione per fermerët.

Bashkëbisedimi me një fermer që kultivon mollë dhe banorë të zonës

Basha: Sa rrënjë mollë ke?

Fermeri: Këtu janë 550 rrënjë. Ah bravo! Këtu në kohë të qeverisë së parë kam marrë 1 milionë e 650 mijë subvencion.

Basha: Grant?

Fermeri: Po, grant. Bëna për tubacionet vjet, humba 180 mijë –s’fitova asnjë lekë. S’mi dha ato mu se ishte përmbyt Fieri.

Basha: Sa rrënjë ke?

Fermeri: 600 rrënjë ullinj. Jam shumë i demoralizum, s’dua ti shikoj me sy. Këto po kalben këtu. ça të rri të dal me arkë me kile në rrugë unë? Ku ti çoj unë? Kemi tre vjet që duhani na rri stok në shpi.

Banor: Kemi rrugët e fshatit këtu që na janë bërë mizerie, nuk shkohet, ndërkohë që taksat e makinës të gjitha i paguajmë.

Banor: Këta na zhytën në mjerim. Të shikosh listat, se unë kam një dyqan të vogël atje, të shikosh listat atje komplet njerëzit marrin edhe bukën me lista.

Banor: Unë jam banor i komunës Pajovë, fshati Hasnjok, jemi pa rrugë, pa gjë. Mbjellim domate i biem me kafshë, me mushka, s’ka.

Basha: Asnjëri s’ka marrë subvencion prej jush?

Fermerët: Asnjëri, jo. E s’do ta dijë njeri.

Basha: 140 milionë dollarë tha do ti hedh për vaditje dhe për kullim. Sa kanale ka pastru dhe sa kanale ka ndërtu?

Fermerët: Asnjë kanal nuk është pastru tash tre vjet.

Basha: A ju kanë kompensuar për naftën? A ju kanë dhënë subvencione për plehrat kimike, për fidanët?! Asgjë s’keni marrë.

Fermerët: Asgjë. Bëjnë drogën ata, se ne s’bëjmë gjë.

Basha: Për drogën vjen flet ai se është ai shef i drogës, s’kam ça t’ju them unë.

Fermerët e konsideruan absurd qëndrimin e kryeministrit, ku u sygjeron të marrin kredi dhe pse kur u mori u premtoi subvencione. Ata thonë se e kanë të pamundur të paguajnë këstet e kredisë çdo muaj, pasi prodhimet e tyre për shkak të rënies së konsumit dhe konkurrencës së pandershme që u bëhet me produkte importi në shumicën e rasteve nuk shiten.

Basha: E qartë është se këtu nuk është derdhur asnjë lekë për ju. As subvencione s’keni marrë, asnjë metër rrugë nuk është ndërtua, asnjë metër kanal nuk është pastru, asnjë metër kanal ujitje nuk është ndërtu. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, në fund të këtij dështimi vjen ju thotë do të merrni kredi 300 milionë euro, kam fonde 300 milionë, do merrni kredi. Cili nga ju më thoni, cili nga ju është në gjendje të marrë kredi dhe të shlyejë interesat e kredisë?”- tha Basha.

Fermerët: Asnjë.

Basha: Në çdo vend të Europës fermeri mbështetet me grante. Në Shqipëri kjo është shumëfish më e nevojshme, për shkak të kushteve të vështira në të cilat funksionon femra shqiptare dhe jeton familja në fshatin shqiptar. Vjen dhe ju thotë s’ka para shteti por merrni kredi. Po mirë, pse jep 88 milionë euro në vit për orendi, për zyra, për perde, për tavolina dhe nuk gjen 88 milionë euro për fshatarët?”

 

Etiketa: Bashabujqesifermerepeqin


Ju sugjerojmë

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

26 Tetor, 2025 6:41 pm
Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
Bota

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

26 Tetor, 2025 5:47 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

26 Tetor, 2025 4:41 pm
Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

26 Tetor, 2025 3:32 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet: Të shohim se çfarë do të bëjnë…

26 Tetor, 2025 3:12 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët

26 Tetor, 2025 2:42 pm
Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri
Sport

Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri

26 Tetor, 2025 2:19 pm
“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë
Aktualitet

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë

26 Tetor, 2025 1:13 pm
Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

26 Tetor, 2025 12:41 pm
Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO
Sport

Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO

26 Tetor, 2025 12:34 pm
Para
Foto/ Samanta shpërthen ndaj Marsela Çibukajt: “Bë ndonjë gjë më me vlerë…”

Foto/ Samanta shpërthen ndaj Marsela Çibukajt: “Bë ndonjë gjë më me vlerë...”

Arrestohet drejtori i klubit të Flamurtarit, aksidentoi për vdekje kalimtarin

Arrestohet drejtori i klubit të Flamurtarit, aksidentoi për vdekje kalimtarin

Burgjet, terren i ri për përhapjen e radikalizmit fetar në Kosovë

Përfitojnë nga rrëmuja që shkaktoi termeti, 3 shqiptarë arratisen nga burgu
















TE FUNDIT

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
26 Tetor, 2025

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në Bashkinë e Vaut të Dejës “është ulur ndjeshëm niveli i ujit dhe...

Lexo më shumë

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
26 Tetor, 2025

Grupi militant i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), i cili është shpallur i jashtëligjshëm, ka njoftuar se po tërhiqet...

Lexo më shumë

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
26 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të ketë të drejtë vetoje mbi përbërjen e forcës së sigurisë...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
26 Tetor, 2025

Qarku i Kukësit prej mëngjesit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com