Derbi në familjen Xhaka të mërkurën në mbrëmje u fitua nga Graniti, i cili me Arsenalin e tij triumfoi 2-0 ndaj Bazelit, duke hedhur një hap të madh përpara në renditje. Ishte një ndeshje shumë e veçantë, e dyta në pak muaj, mes dy vëllezërve Xhaka, dhe duket se Taulanti nuk po arrin të shijojë një sukses ndaj vëllait të vogël. Megjithatë, është një humbje që nuk dhemb shumë dhe Taulanti shkruajti pas ndeshjes në Facebook: “Dhamë gjithçka në fushë, por nuk arritëm të dilnim me pikë. Kënaqësi e madhe të luash përsëri kundër vëllait
Ndërkaq, Graniti postoi në Instagram një foto me Taulantin gjatë ndeshjes së djeshme, duke shkruar: “Çfarë ndeshjeje! Çfarë emocionesh të luaja kundër ekipit ku hodha hapat e parë! Çfarë adrenaline të ndeshesh me vëllain! Një ndeshje e paharrueshme. Gjithçka perfekte. Faleminderit të gjithëve!”.