Zvicra zhvillon sonte ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror, përballë Ishujve Faroe.
Skuadra nga Premier Liga, Arsenal, i ka dëshiruar fat yllit të tyre, Granit Xhaka në këtë ndeshje.
“Gjithë të mirat përballë Ishujve Faroe Granit Xhaka”, ka shkruar Arsenal në faqen zyrtare të klubit në Facebook.
Zvicra kryeson në grupin B me 9 pikë pas tre ndeshjeve të para, ku kanë mposhtur edhe kampionët e Evropës, Portugalinë.