Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, ka debutuar për Arsenalin në humbjen 3:4 në derbi nga Liverpooli.
Futbollisti shqiptar është futur në lojë në minutën e 67’të, duke zëvendësuar Elneny. Mirëpo, Xhaka nuk arriti të bëjë asgjë në ndeshjen e tij debutuese në Premierligë, pasi humbën 3:4 nga Liverpooli.
Kujtojmë se debutimin te Sunderland ka bërë dje edhe Adnan Januzaj, ndërsa Shaqiri ka shënuar një gol të bukur për Stoke City. /Express/