Një 31-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Gribë, të Gramshit.
Sipas uniformave blu dyshohet se duke manovruar me motomjet në oborr, 31-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht dhe ka dëmtuar kokën.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital.
“Rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, shtetasi A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al