Një pacient 65-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i dhomës ku ishte i shtruar në Spitalin e Gramshit. Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 07:20 të mëngjesit.
Sipas raportimeve, pacienti, Hekuran Llapushi ka përfunduar në tarracën e katit të dytë.
Për pasojë ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe hemorragji ndërsa është nisur drejt spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë për jetën.
65-vjeçari ishte i shtruar ne repartin e patologjisë që prej katër ditësh, ku po merrte trajtim mjekësor për disa diagnoza si Astmë dhe Hipertension./Opinion.al