Një 43- vjeçar ka mbetur i bllokuar mes shkëmbinjve teksa vizitonte zonën e Gramshit, tek Kalaja e Tërvolit.
Lajmi bëhet i ditur nga policia që njofton se në ndihmë janë nisur shërbimet e komisariatit dhe shërbimi zjarrfikës.
Njoftimi
Më datë 14.01.2023, rreth orës 18:35, në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit”, shtetasi A. D., rreth 43 vjeç, banues në Belsh, duke vizituar me miqtë e tij këto vënde turistike, ka mbetur i bllokuar midis shkëmbinjëve, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimi zjarrëfikës, janë nisur në ndihmë të tij.