Një vjedhje ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek tregu ushqimor në Tiranë, në vendin e njohur si “Qyteti i Nxënësve” në Kombinat. Dy persona me një armë lodër kanë kërcënuar tregtarin duke i marrë 30 steka me cigare. Në fillim u raportua si grabitje, por më pas policia qartësoi se gjatë marrjes në pyetje tregtari ka deklaruar se i kanë marrë vetem cigaret.
“Në zonën e “Tregut ushqimor”, persona të paidentifikuar nën kërcënimin e një sendi në dukje si armë, i kanë vjedhur pronarit të një dyqani me iniciale E. A., 30 steka paketash.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë për këtë ngjarje.
/Opinion.al