Dy grabitës kanë dalë me armë tek mbikalimi i Fushë Krujës.
Rreth orës 12:00 persona të paidentifikuar i kanë zënë pritë një makine, e cila drejtohej nga një 50 vjeçar me qëllim grabitjen, tha policia. Shtetasi B.D nga Fushë Kruja ka devijuar mjetin duke mos u ndalur. Ndërsa autorët kanë qëlluar me armë drejt automjetin në pjesën e përparme.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë. Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët, ndërsa policia po merr në pyetje 50 vjeçarin që i shpëtoi mrekullisht plumbave.