Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitje dhe vrasje,ky është shqiptari që ra në prangat e policisë malteze

2020/08/25 at 10:47 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitje dhe vrasje,ky është shqiptari që ra në prangat e policisë malteze

Daniel Muka, një i ri shqiptar është arrestuar nga policia e Maltës si personi i lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në qytetin turistik Sliema, ku gjetën vdekjen Chris Pandolfino dhe Ivor Maciejoëski.

Daniel Muka me kombësi shqiptare u arrestua të martën pasi policia kontrolloi një apartament të braktisur në Floriana, sikurse bën me dije Malta Today.

Sipas mediave, arrestimi i shqiptarit vjen disa ditë pasi makina e përdorur nga vrasësit e Chris Pandolfino dhe Ivor Maciejowski u gjet në një parkim pranë spitalit “St Luke”. Brenda mjetit ishin gjetur edhe pajisje që bllokonin sinjalin e rasdios dhe telefonit si dhe objekte të tjera që tregonin se vrasja ishte kryer nga profesionistë.

Por, kush është Muka dhe lidhja e tij me krimin?

Kjo nuk është hera e parë që ai përballet me ligjin. Muka u akuzua në vitin 2017  për vrasjen në tentativë të tre oficerëve të policisë që shkuan për ta arrestuar duke u shkaktuar atyre plagë të lehta.

Incidenti ndodhi kur policët shkuan ta arrestojnë për pjesëmarrje në një grabitje të ndodhur në një dyqan bizhuterish.

Gjatë arrestimit në St George’s Bay, Muka nxori një armë zjarri, e drejtoi atë te oficerët dhe u përpoq të qëllonte, por shkrepja u bllokua. Vëllai i Danielit, Begtash Muka, ishte përfshirë gjithashtu në grabitje, pasi policia e kishte gjurmuar atë përmes analizave të ADN-së.

Të dy kishin arritur të shpëtonin me një sasi të papërcaktuar të bizhuve, pasi hynë në dyqan të armatosur si dhe me maska ​​dhe paruke.

Oficeri i sigurimit, një italian që ishte i punësuar nga G4S për disa vite dhe mbikëqyrësi në vend, u sulmua nga një prej grabitësve, i cili e goditi në kokë me qytën e armës. Muka u akuzua për vrasjen në tentativë të oficerëve të policisë në tetor 2017 dhe u përball me akuza për grabitje, disa javë më vonë.

Gjithashtu, ai akuzohet si një nga dy personat që kanë lidhje me vjedhjen e rreth 300 mijë eurove, shkruajnë mediat malteze.

Begtash Muka 

Vëllai i tij Begtash Muka ishte akuzuar gjithashtu për mbajtje të armëve, ndërsa përpiqej të kalonte gardhin rrethues në Aeroportin Ndërkombëtar të Maltës.

Kur pa që ushtarët po afroheshin, Begtash Muka u largua me vrap në drejtim të kazermave ushtarake, duke nxjerrë një pistoletë./Opinion.al

Ju sugjerojmë

SHBA dhe Irani s’kanë caktuar ende periudhën e bisedimeve, por janë në kontakt
Bota

SHBA dhe Irani s’kanë caktuar ende periudhën e bisedimeve, por janë në kontakt

27 Qershor, 2025 8:55 am
Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?
Rajoni

Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?

27 Qershor, 2025 8:49 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Fushë-Krujë, shpërthim me lëndë plasëse pranë një biznesi/Detajet e para nga ngjarja

27 Qershor, 2025 8:44 am
Parashikimi i motit, 27 korrik 2023
Aktualitet

Ditë me diell me temperatura deri në 38 gradë Celsius! Parashikimi i motit sot

27 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 27 qershor 2025

27 Qershor, 2025 8:16 am
Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

26 Qershor, 2025 10:28 pm
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
Rajoni

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26 Qershor, 2025 10:26 pm
Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
-U tha në Opinion

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

26 Qershor, 2025 10:01 pm
“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
-U tha në Opinion

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

26 Qershor, 2025 9:50 pm
Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue
Bota

Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue

26 Qershor, 2025 9:47 pm
Para
Ndeshja e Tiranës me ekipin serb, Artan Hoxha shfaqet me shallin e Kosovës

Ndeshja e Tiranës me ekipin serb, Artan Hoxha shfaqet me shallin e Kosovës

Trajneri serb: Hera ime e parë në Tiranë, jemi ndjerë shumë mirë   

Trajneri serb: Hera ime e parë në Tiranë, jemi ndjerë shumë mirë   

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 26 gusht 2020

TE FUNDIT

SHBA dhe Irani s’kanë caktuar ende periudhën e bisedimeve, por janë në kontakt

SHBA dhe Irani s’kanë caktuar ende periudhën e bisedimeve, por janë në kontakt
27 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë duke mbajtur kontakte të vazhdueshme për rifillimin e bisedimeve mbi programin bërthamor të Teheranit,...

Lexo më shumë

Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?

Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?
27 Qershor, 2025

Kosova po e vuan edhe politikisht, edhe financiarisht, sagën për konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Më 26...

Lexo më shumë

Fushë-Krujë, shpërthim me lëndë plasëse pranë një biznesi/Detajet e para nga ngjarja

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
27 Qershor, 2025

Rreth orës 02:15 të mëngjesit, në aksin rrugor “Fushë Krujë–Derven”, ka ndodhur një shpërthim në hyrjen e një dyqani në...

Lexo më shumë

Ditë me diell me temperatura deri në 38 gradë Celsius! Parashikimi i motit sot

Parashikimi i motit, 27 korrik 2023
27 Qershor, 2025

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com