Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja, Tahiri i ashpër me bankat dhe policitë private: S’kuptoj si transportojnë para pas asnjëlloj sigurie

2017/02/10 at 10:25 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tahiri: Bravo Policisë Tiranë për kapjen e grabitësit

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur sot nga Elbasani për ngjarjen në Qafë-Kashar ku u grabit një shumë e madhe parash. Ai ka qenë i ashpër me bankat dhe policitë private që transportojnë paratë pa masat minimale të sigurisë. Tahiri tha se policia do të bëjë maksimumin për zbardhjen e ngjarjes, por kjo nuk është përgjegjesi e saj. “Transporti i vlerave të mëdha monetare të mbetet në fatin e disa njerëzve që punojnë në një polici private duke u paguar me 180 mijë të vjetra”, tha ai.


Gjatë një bashkebisedimi me studente te Universitetit “A. Xhuvani” ne Elbasan, Tahiri deklaroi:

U grabit një furgon që supozohej se transportonte në mënyrë të sigurt paratë e një banke. Ka disa përgjegjës. Por është e pakonceptueshme për mua që bankat të tolerojnë transportin e vlerave të mëdha monetare pa asnjë rregull sigurie. Me zero siguri. Ashtu siç është e pakonceptueshme për mua që transporti i vlerave të mëdha monetare të mbetet në fatin e disa njerëzve që punojnë në një polici private duke u paguar me 180 mijë të vjetra, dhe këta supozohet të ruajnë miliona euro.

Është e pakonceptueshme për mua si bankat dhe Policitë Private nuk marrin dhe masat më minimale që këto gjëra të mos ndodhin.

Ne duhet të fillojmë të njohim përgjegjësitë që ka secili për të bërë siguri. Kjo ngjarje nuk do ndodhte nëse banka do merrte masat minimale për transportin e miliona eurove. Kjo ngjarje nuk do ndodhte në qoftë se policia private do të kishte masat minimale për të transpurtuar milioan euro të tilla ngjarje nuk do të ndodhnin fare në Republikën e Shqipërisë në qoftë se bankat dhe policitë private do merrnin masat minimale për të mos ndodhur të tilla ngjarje.

Unë kam pasur para disa ditësh një takim me policitë private. Ankoheshin të gjithë njëzëri se rroga e paguar në një bankë në Republikën e Shqipërisë është 200 mijë lekë të vjetra.

Cili qytetar në Republikën e Shqipërisë skllav merr 200 mijë lekë të vjetra?

Unë nuk pretendoj apo presupozoj që të kthehet në një hero duke ruajtur paratë e një banke. Askush. Unë e kuptoj që të tilla ngjarje ndezin debate. Unë e kuptoj që në të tilla ngjarje ne jemi në sprovë me të gjithë.

E kuptoj që në të tilla ngjarje, dukemi sikur kemi rënë. Por janë ekzaktësisht të tilla ngjarje që duhet të na bëjnë më të fortë. Dhe pikërisht atëherë kur na duket sikur kemi rënë ne duhet të ngrihemi. Atëherë kur na duket sikur jemi më të dobët ne duhet të jemi më të fortë, të gjithë bashkë.

Policia sigurisht do marrë të gjitha masat për të gjetur përgjegjësinë, për këdo ka dështuar për detyrën në bankë apo në policinë private. Po kjo nuk mjafton. Një gjë më bëri shumë përshtypje në ngjarjen e djeshme, nga qytetarët prezentë kishte vetëm një telefonatë, të gjithë të tjerët filmonin ngjarjen për ta nxjerrë në rrjetet sociale apo për ta çuar nëpër portale, apo një telefonatë edhe kjo në fund të grabitjes. Kjo është fatale që një shoqëri të shkojë përpara, duke marrë secili përgjegjësitë e veta. Unë nuk kuptoj askënd prej qytetarëve që kanë qenë aty. Që në mes të zgjedhjes nëse do njoftonte policinë , autoritetet  apo do filmonte për të bërë gallatën e radhës nëpër portale, ka zgjedhur këtë të dytën. Unë nuk kuptoj askënd prej tyre.

Unë e kuptoj që një qytetar mund të presë që shteti t’i bëjë të gjitha. Policia t’i bëjë të gjitha. Por unë nuk kuptoj askënd prej qytetarëve që kanë qenë prezentë atje dhe gjatë gjithë minutave të grabitjes kanë gjetur mënyrën për të filmuar dhe s’kanë gjetur kurrkush përveç njërit, instinktin, vullnetin për të njoftuar Policinë.

 

Etiketa: grabitjaqafe kashartahiri


Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Është zyrtare! Jo vetëm Beyonce, edhe Amal e Geoge Clooney do të bëhen me binjakë

Është zyrtare! Jo vetëm Beyonce, edhe Amal e Geoge Clooney do të bëhen me binjakë

Foto-Ekskluzive/ Ja si grabitësit prenë me motosharrë dy makinat e parave

Grabitja, i hiqet licenca policisë private: Makinat nuk ishin të blinduara

Supermodelja njofton shtatzëninë me këtë foto të ëmbël

Supermodelja njofton shtatzëninë me këtë foto të ëmbël
















TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com