Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja, si u dhunua çifti në Bulqizë

2020/02/24 at 11:03 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitja, si u dhunua çifti në Bulqizë

Një grabitje është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Çernene të Bulqizës. Sipas informacioneve, gjashtë persona janë futur në një banesë, duke dhunuar çiftin  Rrahman dhe Hasije Dulja.

Grabitsit kanë mundur të marrin disa sende me vlerë. Bëhet me dije se burri dhe gruaja ndodheshin vetëm në banesë, pasi djemtë ndodhen jashtë Shqipërisë. Hajdutët iu janë futur në shtëpi rreth orës 23:00, kur çifti ka qenë duke parë televizor.

Hasije Dulja ka treguar të gjithë ngjarjen, duke thënë se personat kanë shqyer derën dhe më pas kanë dhunuar atë dhe bashkëshortin e saj.

“Ishte ora 11, po shihni televizor, kur troket dera e shtëpisë. Dolëm te dera, ata bërtisnin hapni derën dhe ne nuk e hapëm. Këmbëngulën dhe në fund thyen derën dhe u futën brenda 6 persona. Kapën burrin, e rrahën e shtynë përtokë me fraktura te syri dhe veshi. Pasi hynë brenda, 2 persona më kapën edhe mua, ndërsa të tjerët kërkuan lekët. Nuk kishin maska, as doreza, vetëm me kapuç, rreth moshës 22-23-vjeçare. Ishin pa doreza, se na kapnin, kapën burrin tim, e tërhoqën dhe e futën në një dhomë. Unë e kapa njërin për kapuçi, ai më theu gishtin e dorës. Më shtrinë përtokë me shkelma. Kur më ra për herë të parë, m’u morën mendtë, rashë pa ndjenja, pastaj më erdhi zëri, se dëgjova burrin që rënkonte. Dy kapën e rrahën burrin tim, dy tjerë më kapën mua e më rrahën, dy të tjerë po kërkonin lekët. Ata tentuan të më marrin edhe vathët nga veshi, e ula trupin dhe nuk ma morën dot. Njëri ma futi dy herë në shkelm te brinjët, mezi marr frymë. Pastaj ikën, u ngrita dhe erdha te dhoma e nuses, që e kisha me çelës, dhe pashë që kishin marrë gjithçka të fëmijëve. I thashë burrit që i kanë marrë, po ai më tha ‘a je mirë ti’. Kur pashë burrin ishte i larë në gjak. Në një komedinë të mbyllur me çelës ka pasur florinj, të cilat i kishin marrë. Gjithashtu, kanë grabitur edhe çantën e gruas, në të cilën ka pasur kartë identiteti, lekë dhe receta mjekësore. Le t’i merrnin të gjitha ato, vetëm mos të na rrihnin. Mua le të më rrihnin, vetëm pse e kanë bërë burrin ashtu, atyre njerëzve nuk ua fal. Të ma bëjnë burrin ashtu të nxirë, nuk e fal, shteti duhet t’i gjejë ata njerëz, se nuk iu kemi kujt borxh. E gjithë ngjarja ndodhi për pesë minuta, sapo ata u larguan, ne shkuam te komshinjtë për të kërkuar telefon, pasi grabitësit na e vodhën, dhe lajmëruam policinë. Kam parë tmerr, film, si luftë e keqe, na kanë shkatërruar, nuk marr dot frymë, jam edhe e sëmurë me zemër”, ka thënë e zonja e shtëpisë. / Opinion.al

Ju sugjerojmë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
Para
“Si e gënjeu Kuvendi Komisionin e Venecias”, Meta publikon letrën e KED

2 Marsi/Meta shpjegon hapat e grushtit të shtetit, çfarë ore mbahet tubimi

Video/ Ç’po ndodh në Itali? E treta në botë për të prekurit

Video/ Ç’po ndodh në Itali? E treta në botë për të prekurit

“Nevojitet reagim i koordinuar”, Italia frikëson Europën

"Nevojitet reagim i koordinuar", Italia frikëson Europën

TE FUNDIT

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
8 Qershor, 2025

Është rikthyer në fushë Kombëtarja shqiptare dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë. Paraditen e...

Lexo më shumë

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
8 Qershor, 2025

Një ndeshje të vështirë e cilësoi trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, atë me Shqipërinë të shtunën në Tiranë. Ndryshe nga...

Lexo më shumë

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
8 Qershor, 2025

Hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes “Shqipëri-Serbi” në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Tiranës arreston dy shtetas dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com