Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 5000 euro shpërblim për qytetarët që japin informacion për autorin e grabitjes së ndodhur sot në Unazë të Re në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor.
Për të bërë të mundur identifikimin e autorit, Policia ka vënë në dispozicion dhe pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë.
Po ashtu,policia ka vënë në dispozionin edhe numrin 0694110415, ku qytetarët mund të japin informacion duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.
Sot, rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” një person ende i paidentifikuar me armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.
Po ashtu, ai ka kërcënuar me armë zjarri dy punonjëset, madjenjërën prej tyre e godet në shpatull me grushte.