Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja në Rinas/ Zbardhen kodet e përdorura nga autorët

2017/02/17 at 7:19 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Grabitja në Rinas/ Zbardhen kodet e përdorura nga autorët

Prokuroria ka zbardhur detaje të reja në lidhje me rolin e Fatjon Xhyliut, punonjës i kompanisë private që transportonte rreth 3.8 milionë euro më 3 dhjetor të vitit 2015.


Sipas Prokurorisë, Xhyliu ka qenë në oborrin e punës kur ka dërguar shoferin e blindit, duke i thënë: Kush do të vijë me mua sot në Rinas?”, pyetje që e ka bërë rreth orës 12 të drekës.

“Pasi ka marre vesh për rrugën qe ishte gati te behej, shtetasi Fation Xhyliu i ka nisur mesazhin shtetasin Neim Avdulaj, duke i shkruar “makina po del tani prej parkut””, sqaron Prokuroria.

Sipas organit të hetimit, shtetasi Ditjon Memlika ka qenë në një detyrë tjetër brenda Tiranë atë ditë, duke lëvizur me ngarkesën e një banke tjetër.

“Pas nisjes se mesazhit, Xhyliu ka fikur telefonin dhe ka shkuar te luaje me shokët me letra. Rreth orës 14:00 te kësaj date, përgjegjës i grupit, i ka thënë të merrnin pajimet dhe të shkonin me të, pa i lajmëruar se çfarë kishte ndodhur. Pasi ka shkuar në Qafe Kashar, shtetasi Fation Xhyliu mësoi qe vjedhja ishte mundur te realizohej dhe personat ishin larguar me paratë e marra nga blindi”, thuhet më tej.

Kodi i pulës – Ndërkohë, disa ditë më vonë pas grabitjes, rreth mesit të muajit dhjetor, shtetasi Fation Xhyliu është kontaktuar nga Neim Avdulaj në telefonin e tij dhe i ka thënë: “kam ardhur tek shtëpia jote në fshat në Lushnjë, a ta marr një pulë këtu tek shtëpia jote?”

Pyetjes, Xhyliu i është përgjigjur me pohim: “Merre!”. Pas kësaj, prokuroria thotë se ai ka fikur telefonin.

“Ky ishte sinjali që Neim Avdulaj kishte vendosur me Fation Xhyliun, për të lënë të hollat qe i takonin nga vjedhja me arme e ndodhur. Shuma nuk ka qene e përcaktuar, por ajo do te kushtëzohej nga sasia e të hollave te vjedhura”, thuhet më tej.

Xhyliu lë punën dhe merr kutinë në Lushnjë – Ne muajin dhjetor 2015, shtetasi Fation Xhyliu është larguar nga kompania e sigurisë dhe është kthyer në fshat, ku ka marrë vesh nga babai i tij se Neim Avdulaj kishte lënë një porosit për të.

Sipas Prokurorisë, ai i kishte dhënë një kuti dhe e kishte porositur ta mbulonte dhe t’ia jepte Fationit pasi të vinte, i cili kishte dijeni se çfarë fshihej brenda saj.

“Pasi e ka marre kutinë, shtetasi Fation Xhyliu shpjegon se ka pare ne te një sasi të hollash, te cilat ishin 48.000 pound dhe 25.000 USD si edhe kartëmonedha të tjera ne valutë të huaj. Sipas llogarisë shuma kapte vlerën e 100.000 euro, apo edhe pak më shumë”, thotë Prokuroria.

Këmbimi dhe fshehja e parave – Në mars të vitit 2016, sipas hetimeve, Xhyliu ka nisur këmbimin e parave në pika këmbimi valutor në Fier dhe në Lushnjë, ndërsa pjesën e mbetur e ka fshehur në katin e dytë të banesës.

“Një pjesë e parave të janë shpenzuar për të riparuar shtëpinë në Lushnjë dhe Tirane, si edhe duke marre me qira një dyqan parukerie ku punon bashkëshortja e tij. Pjesën tjetër te të hollave, shtetasi Fation Xhyliu i ka fshehur ne banesën e tij në fshat, ne dyshemenë e katit të dytë, poshtë dërrasave”, thonë hetuesit.

“Me proces verbalin e sekuestros të datës 12/02/2017, në banesën e shtetasit Fation Xhyliu, në Ngurrëz Lushnjë, ne katin e dytë të saj, ne dysheme, poshtë disa dërrasave të improvizuara si parket, u sekuestruan dhe administruan ne cilësinë e provës materiale, një sasi të hollash, te cilat ne total janë 48 copë kartëmonedha të prerjes 100 euro, 1430 copë kartëmonedha te prerjes 20 pound”, thotë Prokuroria gjithashtu.

Në total janë sekuestruar 4 800 euro si dhe 1860 paund.

Syri.net

 

Etiketa: AUTORETgrabitjakodetRinas


Ju sugjerojmë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
Kronikë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

23 Nëntor, 2025 1:35 pm
Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
Aktualitet

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

23 Nëntor, 2025 1:03 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
Para
Noizy, plotë fjalë pozitive për Encën

Foto/ “Sherri” ka marr fund! Enca rikthehet në familjen OTR

Policia ndalon në Vlorë gomonen greke, kishte hyrë në ujërat tona territoriale

Policia ndalon në Vlorë gomonen greke, kishte hyrë në ujërat tona territoriale

Kulisat/ Ç’parashikohet nesër në protestën e PD-së?

Letra/ Lulzim Basha merr mbështetje nga SHBA për protestën e nesërme
















TE FUNDIT

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
23 Nëntor, 2025

Katër të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni të Policisë së...

Lexo më shumë

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
23 Nëntor, 2025

ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës...

Lexo më shumë

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
23 Nëntor, 2025

Dashi Sot dikush mund të të pyesë se për çfarë po mendon. Sot do të jetë sikur je futur brenda...

Lexo më shumë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com