Pas grabitjes së parave të ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit, bankat me aktivitet në Shqipëri refuzuan të transportonin para jashtë vendit.
Ndërkohë, mësohet se prej së martës ka nisur normalisht transporti i valutes jashtë vendit përmes aeroportit të Rinasit.
Sipas informacioneve, është zhvilluar gjithashtu dhe një transport në formë testimi për sigurinë e parave.
Kujtojmë që policia ka marrë kontrollin në perimetrin brenda aeroportit. Ndërsa me urdhër të kryepolicit Veliu, policisë ia janë shtuar dhe dy grupe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.
Në lidhje me grabitjen e Riansit policia ka arrestuar disa persona të cilët dyshohen se janë përfshirë në ngjarje./ Opinion.al E.Xh.