Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja në Rinas/ Policia “rrethon” Dibrën, në kërkim të dyshuarit Admir Murataj

2017/02/15 at 6:03 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitja në Rinas/ Policia “rrethon” Dibrën, në kërkim të dyshuarit Admir Murataj

Policia e Shtetit po vijon operacionin për kapjen e 2 nga 6 autorëve të cilët dyshohet sa kanë grabitur paratë e një banke në afërsi të Rinasit.

Operacioni i koduar “Patriot” ditën e djeshme arrestoi katër nga 6 të dyshuarit. Ditën e sotme sipas njoftimit të policisë  operacioni  aktualisht po vijon në Dibër me kontrolle masive për kapjen e Admir Nikaj(Murataj).

Kontrollet po vijojnë  nga ajëri e toka. Në operacion janë Renea, Fnsh, Forca e Posaçme Operacionale e Policia e Dibrës.

Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, në pyll e ndërtesa të braktisura në Zalldardhë,  CAN, TARTAJ e LASHKIZ të Dibrës.

Kjo vilë në foton më poshtë ndodhet në Fushë Prezë dhe është në pronësi të Admir Murataj. Ky është një nga personat që Policia tha dje se është shpallur në kërkim si pjesë e bandës që grabiti 3.2 milionë euro të një banke të nivelit të dytë më 9 shkurt në Qafë Kashar.

Klan shkruan se 46 – vjeçari nga Tropoja po kërkohet në vendlindje dhe në Tiranë. Ai dyshohet të jetë kreu i grupit që ka autorësinë për grabitjen e 3.8 milionë dollarëve, më 3 Dhjetor të vitit 2015 dhe 3.2 milionë dollarëve, më 9 Shkurt, në dy ngjarje të ndodhura në rrugën e Rinasit.

Sipas policisë, shtëpia ka sistem alarmi dhe kontrollohet nga kamerat në çdo cep të saj. Mësohet se në tokën ku është ngritur kjo vilë luksoze ka qenë e ndërtuar më herët një banesë e vjetër, e cila është blerë nga Murataj për të ndërtuar vilën, që ka përfunduar në vitin 2015.

Ky i fundit iu ka rrëfyer fqinjëve se e kishte ndërtuar shtëpinë me të ardhurat e siguruara nga emigracioni dhe me ndihmën që i jepnin dy vëllezërirt e tij edhe ata në emigracion, shkruan “bw”.

Fqinjët kanë pohuar se Murataj ka jetuar në këtë banesë në 2015 bashkë me familjen. Në 2016 është larguar dhe vinte vetëm rrallë për të kontrolluar shtëpinë.

Në momentin që policia ka mësyrë në banesën e Murataj ka gjetur aty një person të pajtuar prej tij që të ajroste shtëpinë dhe të kujdesej për ullinjtë. Ky i fundit është shoqëruar në polici, ku tha se ishte telefonuar nga Murataj vetëm 2 ditë më parë.

Admir Murataj rezulton të jetë arratisur nga burgu i Trikallës në 2013 bashkë me grupin e Ilir Kupës. Ai vuante dënimin për grabitjen e një banke në Larisa të Greqisë. Ai është shoqëruar në polici kur u arrestua grupi, por u la i lirë për mungesë provash.

Etiketa: Dibergrabitjamuratajpoliciarrethon

Ju sugjerojmë

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
Aktualitet

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

14 Shtator, 2025 9:44 pm
Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Kryesore

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

14 Shtator, 2025 7:53 pm
“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
Aktualitet

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

14 Shtator, 2025 7:05 pm
Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
Bota

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

14 Shtator, 2025 5:12 pm
Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
Bota

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

14 Shtator, 2025 5:11 pm
“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
Bota

Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin

14 Shtator, 2025 4:45 pm
2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Kronikë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

14 Shtator, 2025 3:45 pm
Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra
Kronikë

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra

14 Shtator, 2025 3:17 pm
Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza
Bota

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza

14 Shtator, 2025 3:07 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama për protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje

14 Shtator, 2025 3:04 pm
Para
Fotot/ Imazhet e papublikuara të Merylin Monro-së kur ajo ishte shtatzënë

Fotot/ Imazhet e papublikuara të Merylin Monro-së kur ajo ishte shtatzënë

Rita Lati vë në siklet Rozën, pas operacionit, nuk ia pëlqen gjoksin!

Rita Lati vë në siklet Rozën, pas operacionit, nuk ia pëlqen gjoksin!

Video/ Selfie e Tahirit. Balla-Ristanit: Faleminderit që i bën like postimeve të ministrit tim

Plas "sherri" mes Taulant Ballës dhe Arben Ristanit në Komisionin Hetimor të CEZ

TE FUNDIT

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
14 Shtator, 2025

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në...

Lexo më shumë

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
14 Shtator, 2025

Pas jehonës ndërkombëtare, përtej kufijve pyesin kush është Diella. Kryeministri Rama tregoi për Times Radio Politics ministren e parë në...

Lexo më shumë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
14 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën masive në mbështetje të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale po mbahet në Hagë....

Lexo më shumë

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
14 Shtator, 2025

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, së bashku me Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe Ambasadorin e SHBA-së Mike Huckabee, vizituan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com