Alkond Bengasi, bashkëpunëtor i drejtësisë në procesin ndaj tetë të akuzuarve për grabitjen e miliona eurove në Rinas, ka mohuar deklaratat e dhëna më herët.
Ai është tërhequr nga dëshmia e dhënë para prokurorëve gjatë hetimit të ngjarjes, ku tregonte detaje të përgatitjes së megagrabitjes së 9 prill 2019 në pistën e aeroportit si dhe takimet me të pandehurit.
Burime pranë Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bënë me dije për A2 se përmes një deklarate me shkrim, i penduari Bengasi ka thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rinas dhe akuzat e ngritura ndaj tij nuk janë të vërteta./Opinion.al