Në kuadër të hetimeve të grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar ndalimin e 5 personave, punonjës të ICTS dhe bankave të cilët dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën.
Për grabitjen në Rinas janë arrestuar më parë edhe 6 persona të tjerë, të cilët dyshohen si autorët dhe bashkëpunëtorë në grabitje.
Kujtojmë që, grabitja e parave ndodhi më 9 prill brenda aeroportit të Rinasit, ku disa persona të maskuar dhe të armatosur arritën të shkojnë deri të barku i aeroplanit për të marrë parët që sapo ishin transportuar nga bankat.
Gjatë grabitjes, mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili dyshohet dhe si organizatori i grubit kriminal./ Opinion.al E.Xh.