LSI në koalicion me PS e ka quajtur papërgjegjshmëri ngjarjen e ndjeshme në Rinas. Eshtë cënuar siguria kombëtare, tha ai. Deri tani për ngjarjen kanë reaguar PD dhe LSI.
Në një njoftim të shërndarë nga zyra e shtypit e LSI, Rama përmend faktin se “Ministria e Brendshme kishte deklaruar masa shtesë të sigurisë, ndërkohë që banditët vjedhin një ditë më pas në pistën e Rinasit”.
Anëtari i Komisionit të Sigurisë kërkon që në hetim të angazhohet edhe SHISH, i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama të marrë masa për institucionet përgjegjëse, ndërsa Presidenti duhet të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
“Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, SHISH dhe prokuroria të bashkëpunojnë për zbardhjen e ngjarjes. Kryeministri të marrë masa për të gjithë institucionet përgjegjëse! Do të kërkoj të mblidhet komisioni parlamentar i sigurisë kombëtare. Presidenti të mbledhë menjëhërë Këshillin e Sigurisë Kombëtare!” tha më tej deputeti i LSI.