Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas arrestimit të autorit të gjashtë të dyshuar si i përfshirë në grabitjen e ndodhur pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit.
Lleshaj shprehet se “dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të rrallë të dikujt”
“I gjashti i bandës së Rinasit u mbyll prapa hekurave. Dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të rrallë të dikujt. Ka vetëm një alternativë: drejtësi. Falënderim për Policinë e Shtetit”, shkruan Lleshaj në Twitter.
Më herët, i penduari Alkond Bengasi, e përshkruante Haxhiajdinin si një person rreth moshës 50 vjeç që takohej shpesh me Admir Muratajn dhe Klement Çalën.
Po ashtu, mësohet se Ragip Haxhiajdini është me precedentë penalë edhe në Kosovë, pasi akuzohet si i dyshuar për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës./ Opinion.al E.Xh.