Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja në Rinas/ Kamerat filmuan një autor, por ja çfarë rezulton nga pamjet

2016/08/07 at 2:48 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Grabitja në Rinas/ Kamerat filmuan një autor, por ja çfarë rezulton nga pamjet

Asnjëra prej kamerave të sigurisë që ka filmuar autorët e grabitjes në Rinas, apo mjetet me të cilat ata kanë lëvizur, nuk shërben për identifikimin e personave të implikuar në krim.


Dosja ka mbetur pa autor në lidhje me vjedhjen e 995 mijë eurove dhe të vetmit të akuzuar e të arrestuar janë pesë zyrtarët e Rinasit dhe të policive private, që akuzohen se kanë “shpërdoruar detyrën” me mosveprime në lidhje me ngjarjen.

Së paku, tri kamera sigurie kanë filmuar “nga afër” makinën tip “Benz 250” dhe më pas furgonin e transportit të përdorur nga autorët për largim nga vendi i ngjarjes. Asnjëra nga këto kamera që kanë regjistruar lëvizjen e autorëve të grabitjes, nuk ka shërbyer për identifikimin pamor të ndonjërit prej grabitësve të Rinasit.

Lajmi është bërë me dije nga burime të Prokurorisë, që kanë thënë se pjesa e hetimit për autorët e grabitjes së thasëve me kartëmonedha eurosh i është deleguar policisë me detyra konkrete.

Një nga këto detyra ka qenë këqyrja e përsëritur e materialeve filmike të marra nga të gjitha kamerat e sigurisë në itinerarin ku kanë lëvizur autorët e supergrabitjes. Mësohet se një kamera ka kapur në distancë të afërt makinën tip “Benz 250” në largim pas daljes nga Rinasi.

“Pamjet më të afërta ishin ato të kamerave të sigurisë së karburantit që ndodhet vetëm disa hapa larg portës së pistës së Aeroportit, ku autorët arritën të futen me makinë, pasi prenë drynin”, kanë thënë burimet.

Sipas tyre, edhe nga këto pamje filmike nuk është arritur të zbulohet asnjë e dhënë për autorët, pasi ata kanë qenë të maskuar me kapele dhe mjete të tjera, me të cilat kanë fshehur identitetin e tyre (nga kamerat nuk dallohet nëse kanë mbuluar gjithë fytyrën apo kanë fshehur pjesërisht atë).

Cilësia e regjistrimit filmik është e tillë që, sipas hetuesve, nuk arrihet të shquhet fytyra e asnjërit prej personave.

Edhe dy kamera të tjera kanë filmuar më pas lëvizjet e autorëve të krimit, pasi kanë djegur veturën pranë Rinasit dhe kanë marrë furgonin e bardhë të transportit tip “Ford”, me të cilin provohet se kanë ikur deri në Laknas ku kanë humbur gjurmët. Në këtë itinerar të lëvizjes së autorëve kanë qenë dy kamera subjektesh private që kanë kapur lëvizjet e autorëve të grabitjes.

Madje, njëra nga kamerat ka kapur në detaj njërin nga personat që ka qëndruar në sediljen e përparme të furgonit të përdorur nga autorët për arratisje. Por ndërsa shquhet ky person nga larg, zmadhimi i pamjeve filmike nuk ka dhënë rezultat në identifikimin e tij, pasi cilësia e regjistrimit është tepër e dobët.

Mësohet se specialistët kanë provuar mënyra të ndryshme për zmadhimin e imazhit të nxjerrë nga kamera, por një gjë e tillë ka dështuar.

Më 12 korrik 2016, pranë pallatit me shigjeta u gjet edhe furgoni që dyshohet se kanë përdorur autorët e krimit, por brenda tij nuk ishte lënë asnjë provë. Hetuesit verifikuan për gjurmë gishtash, qime, bisha cigaresh, apo çdo provë tjetër, por asgjë nuk u gjet në atë mjet.

E vetmja e dhënë që është sqaruar në lidhje me furgonin është se ai është vjedhur jashtë Tiranës, ashtu sikurse ishte vjedhur në Pogradec edhe makina tip “Benz 250”, me të cilën autorët hynë në pistën e Rinasit.

Nga ana tjetër, mësohet se edhe paruka e sekuestruar një ditë pas ngjarjes në zonën ku u dogj automjeti i përdorur në pistën e Rinasit, nuk ka dhënë rezultat në identifikimin e ndonjërit prej autorëve të supergrabitjes.

Panorama

Etiketa: e rinasitgrabitjakamerapamjete dyshuar


Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

28 Tetor, 2025 7:54 am
Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
Aktualitet

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

27 Tetor, 2025 7:17 pm
“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend
Aktualitet

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend

27 Tetor, 2025 6:46 pm
“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
Aktualitet

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

27 Tetor, 2025 6:08 pm
Para
VIDEO/ Derbi i shqiptarëve në Zvicër, Hyka 2 gola përballë Xhakës

VIDEO/ Derbi i shqiptarëve në Zvicër, Hyka 2 gola përballë Xhakës

Fotot/ E pabesueshme! Ky djalë nxjerr flakë nga duart

Fotot/ E pabesueshme! Ky djalë nxjerr flakë nga duart

Shala: Gjendja e mjeruar e sportit shqiptar në “Rio 2016”, përgjegjësi e Ramës

Shala: Gjendja e mjeruar e sportit shqiptar në "Rio 2016", përgjegjësi e Ramës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
28 Tetor, 2025

Dashi Partneri do ju tregoje sot se është një kënaqësi e madhe t’iu kesh pranë ju. Nuk do mungojnë surprizat...

Lexo më shumë

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
27 Tetor, 2025

“Çfarë tha Dumani për hetimin e politikanëve” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” duke iu referuar raportimeve të...

Lexo më shumë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
27 Tetor, 2025

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të...

Lexo më shumë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
27 Tetor, 2025

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Krujë-Fushë Krujë. Mësohet se rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com