Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja në Rinas, ja si u pikas “furgoni i grabitësve”

2016/07/22 at 2:56 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitja në Rinas, ja si u pikas “furgoni i grabitësve”

Policia ka mundur të sekuestroje një mjet furgon tip “Ford” ngjyrë të bardhë, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e grabitjen më 30 qershor në pistën e avionëve në Rinas. “News 24” ka siguruar foton e këtij mjeti i cili qëndron i sekuestruar në drejtorinë e policisë tiranë.

Gjetja e kësaj prove që lidhet me grabitjen spektakolare, pritej te sillte të dhëna të vlefshme hetimore, por kjo nuk ka ndodhur sepse lëvizja e mjetit menjëherë pas kostatimit nga efektivët ka prishur prova të rëndësishme. Burime nga policia thonë për “News 24”, se mjeti është gjetur në mbikalimin, i cili po ndërtohet të Pallati me Shigjeta.

Mjeti u gjet i ndaluar dhe me dritat e pozicionimit ndezur, rreth orës 22.30 të datës 12 korrik. Efektivët e policisë nuk e mbajtën në vëzhgim mjetin për të parë kush e posedonte dhe nuk njoftuan ekspertët dhe efektivët e policisë gjyqësore për të bërë këqyrjen ne vend të mjetit por e larguan në mënyrë të papërshtatshme me karroatrec duke prishur kështu të dhëna të vlefshme hetimore.

Furgoni fillimisht u transportua në komisariatin nr.2 e më pas në drejtorinë e policisë Tiranë. Burime nga policia thonë se kjo ka ardhur nga një paaftësi e efektivëve, megjithatë dyshimet mbeten se kjo mund të jetë një lëvizje e qëllimshme e tyre.

Furgoni u identifikua nga kamerat e bizneseve afër aeroportit të Rinasit, duke udhëtuar në drejtim të Tiranës fill pas grabitjes. Mjeti humbi nga kamerat në zonën e Laknasit. Nisur nga dyshimet se ky mjet udhëtonte pa targa policia angazhoi gjithë shërbimet e saj për gjetjen e këtij mjeti.

Nga këqyrja e kamerave të qytetit mjeti u identifikua në tiranë në ditët e para të korrikut, dhe më 12 korrik u identifikua në zonën e Tiranës së Re. Ekspertët dhe oficerët e policisë gjyqësorë mundën ta këqyrnin vetëm në oborrin e drejtorisë tiranë.

Grupi hetimor ka këqyrur mjetin dhe k identifikuar disa gjurmë papilare për të cilat po punohet . Burime nga policia tiranë thanë se grupi i ekspertëve po bashkëpunon dhe me disa drejtori policish në qarqe, ku dyshohet se grabitësit kanë lidhje.

Të njëjtat burime thanë për ‘News 24’ se pista kryesore e hetimit është se të njëjtët autorë kanë kryer dhe 2 grabitjet e para. Aktivitetin e tyre kriminal ky grup e zhvillon në Shqipëri dhe në Kosovë./ Doriana Bezat News 24

rinas22

Ju sugjerojmë

SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

Celibashi: Platformat e KQZ, nën sulme kibernetike. Të organizuara nga jashtë

22 Maj, 2025 1:18 pm
Operacioni “Ura”/Berisha:E vonoi Dumani për qëllime elektorale, mashtroi Antimafian…
Aktualitet

Operacioni “Ura”/Berisha:E vonoi Dumani për qëllime elektorale, mashtroi Antimafian…

22 Maj, 2025 1:07 pm
“Të krijohet qeveri teknike”/Berisha:Qindra dokumente shkatërruan procesin zgjedhor
Aktualitet

“Të krijohet qeveri teknike”/Berisha:Qindra dokumente shkatërruan procesin zgjedhor

22 Maj, 2025 1:00 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I vdes pacientja gjatë ndërhyrjes, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë

22 Maj, 2025 12:45 pm
A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet merren në vazhdim, por..
Aktualitet

“Treni bullgar mbeti në stacionin e Pekishtit”/ Berisha: U gjetën fletë votimi dhe..

22 Maj, 2025 12:35 pm
Çfarë deklaronte Artan Lame pas dorëheqjes nga Kadastra dy vite më parë
Aktualitet

Çfarë deklaronte Artan Lame pas dorëheqjes nga Kadastra dy vite më parë

22 Maj, 2025 12:26 pm
“Të anulohen zgjedhjet presidenciale në Rumani”, kandidatit i refuzohet kërkesa
Bota

“Të anulohen zgjedhjet presidenciale në Rumani”, kandidatit i refuzohet kërkesa

22 Maj, 2025 12:19 pm
Shumica e izraelitëve bëjnë përgjegjës Netanyahun për dështimin e parandalimit të sulmit nga Hamasi
Bota

Vrasja e punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA, “zbulohet urdhri” i Netanyahut

22 Maj, 2025 12:01 pm
Deklarata shokuese/Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Biden s’i mbetet shumë kohë jetë
Bota

Deklarata shokuese/Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Biden s’i mbetet shumë kohë jetë

22 Maj, 2025 11:54 am
Votat e Greqisë, Celibashi i përgjigjet Partisë Demokratike
Aktualitet

Votat e Greqisë, Celibashi i përgjigjet Partisë Demokratike

22 Maj, 2025 11:50 am
Para
Glamour si Lori Hoxha (foto)

Lori Hoxha tregon më shumë seç duhet

11 transferime me kosto zero, operacioni kushton 122.5 milion euro

11 transferime me kosto zero, operacioni kushton 122.5 milion euro

Foto/ Soni Malaj me një fotosesion pranveror

Ja ku ndodhet Soni pas gjyqit me Olti Currin

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Celibashi: Platformat e KQZ, nën sulme kibernetike. Të organizuara nga jashtë

SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
22 Maj, 2025

“Platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike”. Kështu është shprehur në një konferencë për mediat kreu i Komisionit Qendror...

Lexo më shumë

Operacioni “Ura”/Berisha:E vonoi Dumani për qëllime elektorale, mashtroi Antimafian…

Operacioni “Ura”/Berisha:E vonoi Dumani për qëllime elektorale, mashtroi Antimafian…
22 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

“Të krijohet qeveri teknike”/Berisha:Qindra dokumente shkatërruan procesin zgjedhor

“Të krijohet qeveri teknike”/Berisha:Qindra dokumente shkatërruan procesin zgjedhor
22 Maj, 2025

Në një konferencë për mediat, kreu i PD Berisha ka kërkuar edhe në herë krijimin e një qeverie teknike dhe...

Lexo më shumë

I vdes pacientja gjatë ndërhyrjes, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
22 Maj, 2025

Policia e Durrësit ka nisur hetimet ndaj një mjeku, pasi një paciente ka humbur jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com