Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja në Rinas ende pa autorë, të ndaluarit drejt lirimit 

2016/08/03 at 11:27 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitja në Rinas ende pa autorë, të ndaluarit drejt lirimit 

Vendimi i Apelit për Krimet e Rënda që ndryshoi verdiktin e Shkallës së Parë për masat ndaj pesë të arrestuarve të dosjes “Rinasi”, u ka hapur rrugën atyre që të kërkojnë lirinë.

Avokatët e Bledar Blloshmit, Arben Karafilit, Vangjel Nikollës, Fadil Jonuzajt dhe Kujtim Picarit të dyshuar për shpërdorim detyre, do t’i drejtohen Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me kërkesën që të urdhërohet lirimi i tyre. “Aktualisht nuk ka një vendim mbi të cilin mbahen të arrestuar dhe do kërkoj që të lirohen në mënyrë të menjëhershme”, thotë avokati Vladimir Meçe.

Pjesëtarë të trupës gjyqësore që shpalli verdiktin, shpjeguan për Top Channel se vendimi nuk do të thotë heqje e masës së sigurisë për të dyshuarit, por lënie në fuqi i vendimit të Krujës, një vendim i cili kundërshtohet nga avokatët si inekzistent. “Praktikisht këta persona mbahen në burg pa një vendim gjyqësor. Vendimi i Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u shfuqizua tashmë, pra nuk ekziston më sepse kërkesa e Prokurorisë ra. Vendimi i Gjykatës së Krujës e ka humbur fuqinë që në momentin që Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka marrë në shqyrtim dhe ka vendosur masën e sigurisë”, shton avokati Meçe.

Kjo do të thotë që praktikisht vendimi i Apelit hap rrugën e lirimit të të arrestuarve në këtë çështje të bujshme dhe pikërisht për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda, duket se po përcjell barrën e një lirimi të mundshëm të tyre tek kolegët e Shkallës së Parë. Burime nga grupi hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda shprehen për Top Channel se është ende nuk ka një qëndrim nga akuza për këtë vendim. Në Aeroportin e Rinasit u grabitën 995 mijë euro, por ende nuk ka gjurmë të autorëve, megjithëse disa persona janë nën përgjim. Pas shpalljes së mungesës së kompetencës nga Prokuroria e Krujës, hetimet po vijojnë për veprat shpërdorim detyre, vjedhje me dhunë.

Etiketa: autoregrabitjaRinas

Ju sugjerojmë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital
Aktualitet

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026 2:56 pm
Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova
Kronikë

Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

8 Shkurt, 2026 2:22 pm
“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë
Kryesore

“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë

8 Shkurt, 2026 1:57 pm
Para
Perversiteti dhe anët e errëta të Hitlerit

Perversiteti dhe anët e errëta të Hitlerit

Lajm i fundit/Plagosje tek Komuna e Parisit, zbardhen emrat 

Lajm i fundit/Plagosje tek Komuna e Parisit, zbardhen emrat 

Horoskopi, 23 Maj 2016

Horoskopi, 4 gusht

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
8 Shkurt, 2026

11 persona plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin Korabelnyi të Khersonit, njoftoi administrata ushtarake rajonale e qytetit në...

Lexo më shumë

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
8 Shkurt, 2026

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e Avokatit Kujtim Cakrani, duke zbardhur të...

Lexo më shumë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
8 Shkurt, 2026

Avokati Kujtim Cakrani ka treguar për mediat momentet kur sipas tij u dhunua nga dy të rinj, pranë një pike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com