Kronikë

Grabitja në Lezhë/Kryefamiljari:Grabitësit të maskuar, më goditën me hekur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:05 - 24/05/21 |
Opi Nion

Gjergj Doçi, pronari i banesës së grabitur në Lezhë, në një deklaratë për mediat ka rrëfyerse si ndodhi ngjarja.

Ai tregon se personat që grabitën banesën ishin të maskuar e të armatosur dhe njëri prej tyre kishte një hekur në dorë.

Doçi, i cili ishte me të qepura në kokë nga dëmtimet që i kishin bërë, tha se nuk i njihte grabitësit.

“Sa isha ulur që të fle dhe dëgjova zhurmë. Dolën fëmijët duke bërtit. Unë kujtova se janë duke bërë shaka se po luajnë. Kur dola shoh dy veta me maskë të e me rroba të zeza. Njëri ishte me armë njeri kishte si hekur në dorë. U thashë kush jeni ju, pastaj më goditi me hekur dhe rashë pa ndjenja”, tha ai.

Më tej ai rrëfen se bashkëshortja është lënduar më shumë.

“Nuk i njoha ishin me maska, bëra që të çohem më goditën prapa. Gruan e kanë dëmtuar më shumë. Ku ke parët më thanë. S’kena lekë u thashë, merrni ça të gjeni. Kur kanë ik kanë ikur në këmbë. Dolën jashtë pasi i morën, ato telefona lekët. Dola ti shoh nga ikën kaluan avllinë”, – tha Gjergj Doçi./Opinion.al

Pas