Aktualitet

Grabitja në Durrës,dalin detajet. Ja shuma që morën grabitësit me skafanda



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:22 - 04/05/16 |
b.f

Një grabitje me armë ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në Shkozet të Durrësit.

Burime nga policia bëjnë me dije se 2 persona që mbanin në kokë skafanda motori dhe të armatosur me pistoletë kanë grabitur një pikë të transfertave të këmbimit të parave.

Shuma që kanë arritur të marrin është rreth 8 milionë lekë, ndërsa pas grabitjes mësohet se ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.

Policia ka shoqëruar të paktën 15 persona në lidhje me grabitjen, me precendentë të mëparshëm penalë, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas