Kronikë

Grabitja me armë e noterit në Sarandë, zbardhet ngjarja, arrestohen 3 autorët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:24 - 04/11/21 |
Opi Nion

Tre persona janë vënë në pranga lidhur me ngjarjen e ndodhur në datën 20 tetor të këtij viti, ku në lagjen nr.1, Sarandë, nën kërcënimin e armës dhe dhunës, noterit Thoma Kaçi iu grabitën një shumë parash në banseë.

Disa ditë pas ngjarjes, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik të përdorur në këtë ngjarje.

Ndërkohë, mbi bazën e provave të siguruara nga hetimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë nxori urdhrat e ndalimit për autorët e dyshuar, të cilët janë:

Elis Avduli, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë; Vladrias Himaj, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë.

Sakaq bëhet me dije se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet e dyshuara të përdorura në këtë ngjarje dhe 4 aparate celular.

 

Pas