Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja, forcat ushtarake marrin në mbrojtje aeroportin e Rinasit

2019/04/10 at 5:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Grabitja, forcat ushtarake marrin në mbrojtje aeroportin e Rinasit

Pas grabitjes të ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Riansit, forcat e ushtrisë shqiptare janë vendosur në perimetrin e aeroportit “Nënë Tereza” . Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila tha se për të rritur sigurinë në aeroportin e Rinasit, do të jenë të pranishme dhe policia ushtarake.

Xhaçka tha se siguria e aeroportit të Riansit ka dështuar tërësisht dhe se ngjarje të tilla nuk mund të ndodhin në një vend kaq të rëndësishëm. Ministrja tha se në lidhje me grabitjen e djeshme personat përgjegjës të marrin dënimin e merituar, ndërsa theksoi se kjo situat kërkon ndërhyrje urgjente, pasi po cenohet siguria e qytetarëve dhe imazhi i vendit.

“Ngjarja që ndodhi dje në aeroportin e Rinasit ishte një ngjarje shumë e rëndë. I bashkohem shqetësimit të qytetarëve dhe kolegëve që një ngjarje e tillë nuk mund të ndodhë në një zonë të rëndësisë së veçantë. Ajo që tashmë dihet nga hetimet është se mekanizmat e sigurisë që janë në përgjegjësinë e kompanisë kineze koncesionare të aeroportit kanë dështuar tërësisht. Koncesionari ka dështuar të përmbushë përgjegjësinë e tij për garantimin e parametrave të sigurisë fizike dhe nuk ka zbatuar standardet e detyruara të sigurisë që përcaktohen nga legjislacioni vendas dhe nga Organizata Botërore e Aviacionit Civil.

Kjo është një shkelje e papërgjegjshme, por edhe e rëndë e legjislacionit shqiptar, për të cilën shpresoj dhe besoj që përgjegjësitë penale do jenë konkrete. Kjo situatë kërkon ndërhyrje urgjente sepse nuk mund të lejojmë që të cenohet as siguria e qytetarëve dhe as imazhi i vendit. Për këto arsye në kushte e një papërgjegjshmërie të përsëritur të koncesionarit për të respektuar detyrimet e tij ligjore për të garantuar sigurinë e aeroportit kam urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”, të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe të batalionit special të Forcave të Armatosura. Kjo është një praktikë që zbatohet sot, thuajse në çdo qytet evropian, ku njësi forcash të armatosura vendosen në mbështetje të kolegëve të tyre me qëllimin e garantimit të objekteve të sigurisë së lartë dhe sigurisë së qytetarëve.

Po ashtu, duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga aeroporti i Rinasit ndodhet edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura, kam udhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit për ta mbështetur atë në garantimin e sigurisë së aeroportit. Dua t’i garantoj të gjithë qytetarët që siguria e tyre është prioriteti ynë kryesor dhe askush nuk duhet të vërë në dyshim vendosmërinë tonë për të bërë gjithçka që duhet për ta garantuar atë”, tha Xhaçka.

Ditën e djeshme një shumë e konsdiderueshme parash u grabit në aeroportin e Riansit. Ku një grup grabitësish të armatosur dhe të maskuar arritën të mërrnin nga barku i aeroplanit thasët me para. Gjatë tentativës për t’u larguar, grabitësit kanë shkëmbyer zjarr me forcat e policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj. Ai akuzohet për një seri grabitjesh në Shqipëri, ndërsa në vitin 2013 rezulton se është arratisur nga një burg grek./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Habit bashkëshortja e Justin Bieber, shfaqet me flokë ngjyrë neon

Habit bashkëshortja e Justin Bieber, shfaqet me flokë ngjyrë neon

Grabitja në Rinas, Meta: Cënim i sigurisë kombëtare

Grabitja në Rinas, Meta: Cënim i sigurisë kombëtare

Trump do të bëhet gjysh për herë të dhjetë

Trump do të bëhet gjysh për herë të dhjetë

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com