Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror për 6 të ndaluarit, për grabitjen e disa milionë eurove në Rinas më 9 prill të këtij viti.
Bëhet fjalë për pasuritë e Ragip Hajdinit, Elton Piklit, Alkond Bengasit, Renaldo Sulajt, Oltjan Veselit dhe Saimir Çeles.
Ka dyshime se disa prej të arrestuarve dhe familjarëve të tyre posedojnë një sërë automjetesh luksoze, llogari bankare dhe prona te paluajtshme.
Për këtë arsye, Prokuroria e Krimeve të Rënda u ka drejtuar një kërkesë Bankave, Hipotekës dhe drejtorisë së Transportit Rrugor për origjinën e këtyre pasurive.
Hetimet për dosjen e grabitjes së 9 prillit vazhdojnë, ndërsa dy persona janë në kërkim./ Opinion.al