Politikë

Grabitja e postës në Krujë/ Rama flet për të arrestuarit, paralajmëron KÇK


               Publikuar në : 15:31 - 07/11/19 |
Opi Nion

Ditën e sotme policia njoftoi se arrestoi autorët e grabitjes së kasafortës së postës në Krujë.

Lidhur më këtë çështje ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se arrestimi i grupit të grabitësve është dëshmia forcës në rritje e Policisë së Shtetit.

Po ashtu, Rama ka paralajmëruar përsëri gjyqtarët dhe prokurorët e inkriminuar, duke thënë se Policia po dëshmon për sprovën kundër Krimit të Organizuar& KÇK.

“Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë,që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë,një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK”-shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ndërkohë, të arrestuarit për grabitjen e postës së Krujës janë; Mark Caka, Gazmir Saka, Hysen Kica, Bujar Tafa dhe Andi Rexhepi (Paturri), ndërsa roja Besnik Parruca i prangosur pas grabitjes akuzohet për shpërdorim detyre./ Opinion.al

Pas