Një ditë pas ngjarjes tragjike të Kamzës, ku burrë ranë pre e plumbave të grabitësve në dyqanin e tyre ushqimor njoftohet vizita e Bashës në familjen Buci. Zyra e shtypit tha se “Kryetari i PD, Lulzim Basha shkon për vizitë në familjen e tregtarit të vrarë në Kamez dhe më pas do japë deklaratë për mediat”.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 burrë e grua, Agim dhe Merita Buci u sulmuan me armë nga grabitës të armatosur. Ngjarja ndodhi në rrugën “OSBE” të Kamzës. Për pasojë humbi jetën 52 vjeçari, ndërsa bashkëshortja, 44 vjeçe mbeti e plagosur.
Autorët ende nuk janë identifikuar nga policia.
Lexo edhe: Detaje tronditëse nga ngjarja e Kamzës, në dyqan edhe fëmija i mitur i çiftit