Aktualitet

Grabitja e karburantit në Fushë-Krujë, policia prangos dy të dyshuarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:18 - 10/04/21 |
Opi Nion

Policia e Krujës ka bërë të arrestim e dy personave të cilët dyshohet të jenë autorët e vjedhjes me dhunë të një pike karburanti në Fushë Krujë, ngjarje kjo e ndodhur një ditë më parë.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se në pranga kanë rënë dy të rinjtë F. L. dhe M. C. (L), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me dhunë një sasi vlere monetare, një pikë karburanti në Fush Krujë.

Ndër të tjera theksohet se në cilësinë e provës materiale, nga policia u sekuestruan 1 pistoletë manovër, 2 aparatë celular, një automjet tip “Ford” dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit: F. L., 22 vjeç, banues në Kukës dhe M. C. (L)., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.04.2021, kanë vjedhur me dhunë një sasi vlere monetare, një pikë karburanti në Fush Krujë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 pistoletë manovër, 2 aparatë celular, një automjet tip “Ford” dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes./Opinion.al

Pas