Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja e Fierit/ Shoku iu vra nga policia, por çfarë u zbulua në mesazhet e të plagosurit

2018/03/25 at 6:13 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Grabitja e Fierit/ Shoku iu vra nga policia, por çfarë u zbulua në mesazhet e të plagosurit

Autorët që tentuan të vidhnin me armë banesën e Minella Muçit në orët e para të mëngjesit të 23 marsit në Fier, dyshohet se janë autorë të një sërë grabitjesh në territorin e Shqipërisë. Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, i cili mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, Arben Muça, 33 vjeç, i plagosur dhe dy të arratisurit, Ardi Muça dhe kunati i tij, dyshohet se kanë kryer një numër të madh grabitjes.


Nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e tentativë për grabitjen e çiftit Minella dhe Elsa Muçi në lagjen “29 Nëntori” në Fier, mësohet se grupi i të rinjve kryente grabitje pasi më parë siguronte informacion për familje që mbanin shuma të konsiderueshme parash në banesë.

Për familjen Muçi, këta të fundit dyshohet se kanë pasur një bashkëpunëtor nga qyteti i Fierit, që i ka dhënë detaje se djali i tyre emigrant në Meksikë ka kryer kohët e fundit transfertë parash për në Shqipëri dhe se bëhej fjalë për shumë të konsiderueshme. Nisur nga kjo, nisën plani për grabitjen e çiftit të të moshuarve.

Sipas hetuesve, 33-vjeçari i plagosur me origjinë nga Puka dhe banim në Durrës, ishte organizatori që planifikonte gjithçka. Ndërsa, viktima Xhuljan Sollaku, nga Elbasani, ishte eksperti që kryente hapjen e dyerve. “Grupi hetimor ka dyshime se ata bashkëpunonin me banorë të qyteteve ku kryenin vjedhjen. Për rastin e grabitjes së banesës të familjes Muçi, dyshohet se një nga bashkëpunëtorët është nga Fieri dhe i ka dhënë informacion grupit se në këtë banesë mund të ketë vlera të konsiderueshme të hollash”, kanë sqaruar burime nga Policia e Fierit, duke shtuar se prej kohësh autorët e tentativës për grabitje kanë mbajtur në vëzhgim familjen në fjalë.

Por, nga verifikimet ka rezultuar se në banesë nuk ka pasur sende me vlerë apo shuma të mëdha parash, pasi Minella Muçi jetonte vetëm me paratë që punonte si shofer. Nga verifikimi i së kaluarës së dy prej grabitësve, Xhuljano Sollaku, që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë dhe Arben Muça, i cili u plagos, është konstatuar se ata kanë bashkëpunuar prej vitesh në aktivitete të dyshimta.

Gjithashtu, mësohet se është konkluduar paraprakisht se ata janë anëtarë të një grupi që dyshohet se ka kryer vjedhje me armë e vepra të tjera penale edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Policia e Fierit po bashkëpunon më atë të Durrësit dhe të Elbasanit për të gjetur të tjera raste që autorët mund të kenë kryer.

TELEFONI

Një prej sendeve të sekuestruara në vendin e ngjarjes është telefoni i të plagosurit Arben Muça. Policia po merr në pyetje të njohur dhe numra kontaktesh që janë gjetur në telefonin e 33- vjeçarit. Gjithashtu me anë të telefonit, grupi hetimor bën të ditur se ka rënë në gjurmë të një personi, nga i cili grupi merrte informacion mbi familjet që kanë fëmijë në emigracion apo që mbajnë shuma të konsiderueshme parash në banesë. Hetuesit dyshojnë se ky grup, pas kësaj vjedhjeje, kishte piketuar dhe dy familje të tjera që kanë fëmijët në emigracion.

Dyshohet se ky informacion ka dalë nëpërmjet mesazheve të gjetura mes të plagosurit dhe anëtarëve të tjerë të grupit. Ndërkohë, vetë 33- vjeçari me banim në Durrës dhe origjinë nga Puka, nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me Policinë në përpjekjen e parë të oficerëve për ta marrë në pyetje. Babai i tre fëmijëve mbeti i plagosur rëndë nga shkëmbimi i zjarrit me Policinë dhe pasi u dërgua në Spitalin Rajonal të Fierit, i është nënshtruar një operacioni kirurgjik. Nga mjekët mësohet se një plumb e ka prekur në organet jetësore, çka pritet që në ditët në vijim mjekët të japin një përgjigje rreth gjendjes së tij shëndetësore./ Panorama



Ju sugjerojmë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
Kronikë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

11 Nëntor, 2025 6:18 pm
Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
Kronikë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

11 Nëntor, 2025 4:30 pm
Atentati në Rinas, kush është viktima
Kronikë

Atentati në Rinas, kush është viktima

11 Nëntor, 2025 3:29 pm
Atentat në Rinas, vritet një person
Kronikë

Atentat në Rinas, vritet një person

11 Nëntor, 2025 2:54 pm
U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena
Kronikë

U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena

11 Nëntor, 2025 2:19 pm
Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, por…
Kronikë

Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, por…

11 Nëntor, 2025 2:07 pm
U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool
Kronikë

U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool

11 Nëntor, 2025 10:29 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet i vdekur një 45-vjeçar, i ngecur në kangjellat e një banese në Maliq

11 Nëntor, 2025 9:55 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Doza kanabisi gati për shitje, arrestohen dy të rinj në Korçë

11 Nëntor, 2025 9:03 am
Para
Si e humbi në klub unazën 2 milion dollarëshe këngëtarja e njohur

Si e humbi në klub unazën 2 milion dollarëshe këngëtarja e njohur

Humbi këmbën nga përplasja me trenin, kush është 21 vjeçarja e aksidentuar

Humbi këmbën nga përplasja me trenin, kush është 21 vjeçarja e aksidentuar

Spektakolare/ Prodhohet ‘shtëpia fluturuese’

Spektakolare/ Prodhohet ‘shtëpia fluturuese’
















TE FUNDIT

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë
11 Nëntor, 2025

Ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën dhe mbarë vendin më 11 nëntor ka ndodhur vetëm 20 metra larg protokollit...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore
11 Nëntor, 2025

Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se atentati i ndodhur sot në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe u...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën
11 Nëntor, 2025

Në lidhje për emisionin “Opinion”, gazetarja e Klan News, Glidona Daci ka folur për vrasjen Gilmando Danit dhe plagosjen Muçi...

Lexo më shumë

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua
11 Nëntor, 2025

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për të. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com