Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja e dështuar në Tiranë, zbardhet përplasja me policinë: Ishin 5 hajdutë. 3 u larguan në pyll

2023/12/10 at 12:55 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitja e dështuar në Tiranë, zbardhet përplasja me policinë: Ishin 5 hajdutë. 3 u larguan në pyll

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga grabitja e dështuar e një nate më parë në fshatin Prush të Tiranës ku pati edhe një shkëmbim zjarri mes policisë dhe grabitësve.  Gazetarja Bleona Metushi raportoi në një lidhje të drejtpërdrejtë për edicionin e lajmeve në Tv Klan dinamikën e kësaj ngjarje që fatmirësisht nuk pati viktima.

“Grupi hetimor ka mundur të marrë dëshmitë e efektivëve të policisë që mbërritën të parët në banesën që ra pre e vjedhjes së dhunshme. Rezulton se kanë qenë 5 persona që kanë bashkëpunuar në këtë grabitje”, tha ajo.

Njëri prej tyre ka pritur poshtë rrugës, disa metra larg shtëpisë në mjetin me të cilin ata kanë shkuar deri në fshatin Prush. Katër të tjerët janë afruar në banesën e familjes Hima dhe kanë trokitur aty.

Ata kanë qenë të veshur me jelekë të policisë dhe pasi është hapur dera janë prezantuar si efektivë policie dhe kanë nisur t’i kanosin. Por ndërkohë ka qenë njoftuar policia dhe disa minuta më vonë ka mbërritur në vendin e ngjarjes një patrullë e policisë, që në atë momenti ishte më e afërta në zonë.

Kur efektivët janë futur në pjesën e brendshme të banesës autorët, pra 4 nga grabitësit, kanë hapur zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, 3 prej tyre, sipas të gjithë skemës së ngritur nga policia janë larguar në zonën e pyllëzuar pranë banesës duke u fshehur. Tjetri është afruar pranë makinës që i priste disa metra më tutje.

Në momentin që dy autorët në makinë kanë tentuar të largohen patrulla e policisë u ka ndërprerë rrugën dhe njëri prej efektivëve të policisë është afruar të hapë derën. Por për shkak se makina e autorëve ka qenë me shpejtësi, e kanë shtyrë efektivin. Fatmirësisht ai nuk ka marrë lëndime.

“Kjo është e gjithë skema që ka ndodhur në disa minuta në fshatin Prush. Policia dje dhe sot kanë tentuar të mbledhin materiale biologjike të lëna pas nga autorët dhe po ashtu po punojnë me kamerat e sigurisë për identifikimin e tyre”, raportoi gazetarja Metushi.

Kujtojmë që ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e së shtunës. Autorët dyshohen se janë larguar me një “Audi” ngjyrë të bardhë dhe që mbante targat e vjedhura të një makine tip “Benz”. Deri më tani asnjë prej tyre nuk është kapur./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Kryesore

Berisha: E nisim vitin me protesta

29 Dhjetor, 2025 7:35 pm
Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp
Aktualitet

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp

29 Dhjetor, 2025 5:25 pm
Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s
Bota

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

29 Dhjetor, 2025 4:35 pm
Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve
Sport

Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve

29 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Lëvizje në kupolën e Policisë së Shtetit, shkarkohet nga detyra…

29 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, plagosen dy persona
Kronikë

Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, plagosen dy persona

29 Dhjetor, 2025 4:00 pm
Turqi/Përplasje me armë mes policisë dhe xhihadistët e ISIS-it, 3 efekivë të vrarë
Bota

Turqi/Përplasje me armë mes policisë dhe xhihadistët e ISIS-it, 3 efekivë të vrarë

29 Dhjetor, 2025 3:35 pm
Korrupsioni dhe vonesat në subvencione, fermerët grekë përshkallëzojnë protestat
Rajoni

Korrupsioni dhe vonesat në subvencione, fermerët grekë përshkallëzojnë protestat

29 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Berisha uron Kurtin: Zgjedhjet në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Kryesore

Berisha uron Kurtin: Zgjedhjet në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë

29 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes
Aktualitet

Rama reagon për mungesën e ujit në Vlorë: Plasi më në fund syri i keq

29 Dhjetor, 2025 3:24 pm
Para
Video/ Turbulencat shkaktojnë panik në ajër në Rusi, avioni bën ulje të detyrueshme

Video/ Turbulencat shkaktojnë panik në ajër në Rusi, avioni bën ulje të detyrueshme

Luftanija franceze rrëzon dy dronë që tentuan ta sulmonin nga Jemeni

Luftanija franceze rrëzon dy dronë që tentuan ta sulmonin nga Jemeni

Balla: Policia do rrisë vigjilencën në fundvitit, po tentohet të shfrytëzohet kjo periudhë për veprimtari kriminale

Balla: Policia do rrisë vigjilencën në fundvitit, po tentohet të shfrytëzohet kjo periudhë për veprimtari kriminale

TE FUNDIT

Berisha: E nisim vitin me protesta

Auto-Skicë
29 Dhjetor, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha, më fjalën e tij gjatë protestës së demokratëve, njoftoi se 2026 do të nisë me...

Lexo më shumë

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp
29 Dhjetor, 2025

Në prag të festave të fundvitit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët për mesazhe mashtruese që po...

Lexo më shumë

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s
29 Dhjetor, 2025

Shefi i inteligjencës së jashtme të Estonisë, Kaupo Rosin tha se aktualisht nuk ka asnjë tregues se Rusia synon të...

Lexo më shumë

Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve

Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve
29 Dhjetor, 2025

Boksieri britanik i peshave të rënda Anthony Joshua ka mbetur i plagosur në një aksident me makinë në Nigeri, teksa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com