Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me grabitjen e dështuar të një banese në fshatin Prush të Tiranës.
Sipas informacioneve, pas shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe autorëve, këta të fundit kanë përplasur me automjet një efektiv teksa janë larguar.
Tre autorët kanë përdorur një automjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë për t’u larguar në drejtim të Liqenit të Thatë, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura.
Nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore që u përplas nga makina e grabitësve.
Policia ka ngritur pika kontrolli në disa zona dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.