Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja e argjendarisë/ Ja si u futën grabitësit në dyqan duke çarë muret

2016/10/09 at 5:00 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitja e argjendarisë/ Ja si u futën grabitësit në dyqan duke çarë muret

Persona të paidentifikuar kanë çarë tri faqe muri, duke depërtuar brenda ambienteve të argjendari “Pavllo”, ku kanë grabitur mall me vlerë rreth 500 mijë euro.

Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur para mëngjesit të djeshëm në intervalin kohor mes orës 04:00­ 04:30.

Pronari i argjendarisë dhe djali i tij kanë deklaruar si të grabitura 10 kilogramë florinj, 30 kilogramë argjend dhe 600 ora dore.

Megjithatë, këto shifra janë duke u verifikuar nga ana e Policisë dhe Prokurorisë, të cilat kanë kërkuar dokumentacionin përkatës për dëmin e ardhur nga grabitja.

Ngjarja është zbuluar vetëm në orët e para të ditës së djeshme, kur pronari i argjendarisë ka shkuar për të nisur punën dhe ka konstatuar grabitjen e ngjashme me atë të ndodhur në 5­6 gusht te banka në zonën e ish­Bllokut.

Autorët e grabitjes së argjendarisë duket se kanë qenë profesionistë dhe të përgatitur mirë. Ata kanë shfrytë­ zuar një ndërtesë në ndërtim, me hyrje të hapur brenda saj, ngjitur me dyqanin e floririt.

Pasi kanë hyrë brenda kësaj godine, e cila kishte nisur të ndërtohej por për shkak të problemeve me lejen punimet ishin ndërprerë, autorët i ndante vetëm një faqe muri me ambientin e brendshëm të argjendarisë.

Ata e kanë çarë murin e tullës dhe janë gjetur brenda lokalit në pronësi të familjes së pronarit të dyqanit të floririt.

Prej aty, autorët kanë hapur një vrimë të dytë në mur, në lartësi rreth 1.8 metra dhe nga kjo vrimë njëri nga autorët, me sa duket trupvogël, ka depërtuar brenda dyqanit duke dëmtuar sistemin e kamerave të sigurisë.

Më pas autorët kanë hapur kasafortën dhe kanë marrë 10 kilogramë florinj, 30 kilogramë argjend dhe 600 ora dore.

Me sa duket ata kanë pasur vështirësi për t’i nxjerrë jashtë këto materiale dhe për këtë arsye kanë hapur tashmë një vrimë të dytë në mur, me drejtim nga brenda­jashtë, nga e cila kanë dalë prej argjendarisë.

Më pas ata kanë kaluar te godina në ndërtim ngjitur me argjendarinë dhe kanë dalë në rrugë, duke i larguar bashkë me diskun e sistemit të kamerave të sigurisë.

Etiketa: argjendarigrabitjatirane

Ju sugjerojmë

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
Bota

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

27 Qershor, 2025 10:39 pm
Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
Aktualitet

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

27 Qershor, 2025 10:14 pm
Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan
Bota

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

27 Qershor, 2025 9:55 pm
Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

27 Qershor, 2025 9:42 pm
Vuçiç: Nuk kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën
Rajoni

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

27 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…
Aktualitet

“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…

27 Qershor, 2025 9:14 pm
Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…
Politikë

Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…

27 Qershor, 2025 8:55 pm
Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington
Bota

Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington

27 Qershor, 2025 8:40 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin thotë se propozimet për paqe të Rusisë dhe Ukrainës janë kontradiktore

27 Qershor, 2025 8:19 pm
Dënohet me burgim të përjetshëm Malaj, shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm Malaj, shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

27 Qershor, 2025 8:00 pm
Para
Si u martua Zogu me Geraldinën. Një histori plot bujë

Si u martua Zogu me Geraldinën. Një histori plot bujë

Donald Trump nuk njeh kufij: Vajza ime ka super b****

Donald Trump nuk njeh kufij: Vajza ime ka super b****

FOTO/ Kapiteni i Kosovës mesazh emocionues para ndeshjes me Ukrainën

FOTO/ Kapiteni i Kosovës mesazh emocionues para ndeshjes me Ukrainën

TE FUNDIT

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një deklaratë të fortë kundër udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke e...

Lexo më shumë

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
27 Qershor, 2025

Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan janë ankuar banorët e njësisë 14, Kashar, pasi prej 25 ditësh sipas...

Lexo më shumë

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve tregtare me Kanadanë, për shkak të një politike të...

Lexo më shumë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
27 Qershor, 2025

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan të Fierit. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com