Një 23-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pasi ka vjedhur një automjet “Toyota” dhe më pas e ka shitur për skrap. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në kryeqytet, në Astir.
“J. N., 23 vjeç, pasi gjatë natës në Astir, ka vjedhur mjetin tip “Toyota” dhe më pas e ka shitur për skrap”, njofton policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al