Autori i grabitjes së dhunshme në Memaliaj, kapet pas një jave në Shkodër. Burime të policisë thanë se Ilirjan Korbi, 29 vjeç, banues Paskuqan, është ndaluar mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ndodhi të martën e javës së kaluar në një dyqan në qendër të qytetit të Memaliajt, në pronësi të Mustafa Mustafait. Mustafai me bashkëshorten ishin në dyqanin ku tregtojnë artikuj industrialë kur u dhunuan dhe u grabitën. Autori arriti të marrë me forcë rreth 50 000 lekë si dhe një telefon./Ri-De