Kronikë

Grabiti argjendarinë, arrestohet autori


               Publikuar në : 13:12 - 15/02/20 |
Opi Nion

Autori i grabitjes së ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, është arrestuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Aqif Pasha” , pranë Drejtorisë së Policisë, ku autori i identifikuar si A.Thaçi, i maskuar dhe i armatosur është futur në argjendari dhe ka kërcënuar me armë shitësen, duke marrë sende me vlerë.

Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që ishte përdorur për vjedhjen.

I riu është po ashtu autori i tentativës për grabitje në zonën e Durrësit ku si pasojë mbeti i plagosur i zoti i shtëpisë.Opinion.al

Pas