Grabitësit kanë sulmuar shtëpinë e një mjeku në Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 në këtë qytet.
Persona ende të paidentifikuar gjatë natës kanë kërcënuar me thikë gjinekologun Kujtim Albrahimi që të tregojë ku kishte fshehur lekët.
Në shtëpi ndodhej edhe bashkëshortja e mjekut.
Megjithëse çifti ka bërë rezistencë grabitësit i kanë dhunuar dhe u kanë marrë 12 milionë lekë dhe bizhuteritë që kishin në shtëpi.
Policia po heton ngjarjen, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. /Opinion.al