Sport

Grabitet shtëpia e Cristiano Ronaldos


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:21 - 08/10/20 |
Opi Nion

Banesa e sulmuesit të Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e së mërkurës.

Teksa Ronaldo ishte në fushë, ku luajti me Portugalinë kundër Spanjës, persona ende të paidentifikuar kanë grabitur banesën e tij.

Mediat vendase bëjne me dije se grabitësit janë futur në banesën e yllit të Portugalisë në Madeira në momentin ku një nga punonjësit e mirëmbajtjes në banesë hapi derën e garazhit.

Grabitësit në një kohë të shkurtër kanë arritur të marrin disa sende me vlerë dhe një fanellë të Ronaldos.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë të arrestuar./ Opinion.al

Pas